Sociale 10 May 2026, 18:50 Nga VNA

Homazhe për 25-vjeçaren Xhuana Nikolli, kërkohet drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Homazhe për 25-vjeçaren Xhuana Nikolli, kërkohet drejtësi

Në qytetin e Lezhës është mbajtur këtë të diel një homazh në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikolli, e cila humbi jetën në rrethana tragjike, duke lënë pas dhimbje të madhe në familje dhe komunitet.

Dhjetëra qytetarë, familjarë dhe të afërm u mblodhën për të nderuar kujtimin e së resë, duke ndezur qirinj dhe duke shprehur solidaritet me familjen e saj në këto momente të vështira. Mes emocioneve të forta dhe lotëve, familjarët e Xhuanës kërkuan që autoritetet të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Motrat e saj apeluan për një hetim të plotë dhe të paanshëm nga ana e policisë dhe prokurorisë.

Të pranishmit në homazh bënë thirrje për më shumë vëmendje institucionale dhe shoqërore ndaj rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj vajzave dhe grave, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk duhet të kalojnë në heshtje.

Në nder të 25-vjeçares u mbajt edhe një minutë heshtje, ndërsa mesazhi “Drejtësi për Xhuanën” u përsërit nga pjesëmarrësit gjatë gjithë aktivitetit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme