Sociale 11 Maj 2026, 10:48 Nga VNA

Kompensimi i dëmeve nga përmbytjet në Durrës futet në kalendat greke

Ndaje në Whatsapp
Kompensimi i dëmeve nga përmbytjet në Durrës futet në

Katër muaj pas përmbytjeve shkatërruese në Porto Romano dhe zona të tjera të Durrësit, banorët ankohen se nuk kanë asnjë informacion për kompensimin e premtuar të dëmeve, ndërkohë që Bashkia thotë se nuk e ka marrë ende fondin për këtë qëllim.

Mëngjesin e 6 janarit, uji vërshoi në shtëpinë e Indrit Bibës në Porto Romano duke shkatërruar pothuajse gjithçka. Frigoriferi, lavatriçja dhe pjesa më e madhe e orendive shtëpiake dolën jashtë funksionit, duke e lënë kryefamiljarin në hall.

Katër muaj më vonë, Biba është ende në pritje të kompensimit të dëmeve sipas një premtimi të hershëm të Bashkisë.

“Kam dorëzuar në Bashki të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë certifikatën e pronësisë dhe fotot e dëmeve,” tha ai për BIRN.

Rreshjet intensive në fillim të janarit shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit dhe njësitë administrative, ndërsa Porto Romano ishte ndër lagjet më të prekura.

Uji hyri në banesa, përmbyti rrugë dhe bllokoi lëvizjen e banorëve, të cilët në disa raste u detyruan të largoheshin nga shtëpitë. Autoritetet raportuan evakuimin e qindra banorëve dhe angazhimin e qindra punonjësve në terren për evidentimin e dëmeve dhe menaxhimin e situatës.

Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për të zbuluar përgjegjësit e pasojave të përmbytjeve në fillim të janarit në qytetin bregdetar, duke regjistruar një procedim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkatërrimit të pronës nga përmbytjet dhe shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. Megjithatë, hetimet mbetën rrugës dhe nuk kanë dhënë deri më sot asnjë rezultat.

Banorët e prekur ankohen se jo vetëm që nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim, por nuk kanë asnjë informacion nga Bashkia për vijimësinë e procesit.

Astrit Prenthi, pjesë e një familje me pesë anëtarë i tha BIRN se për shkak të vonesës së dëmshpërblimeve, ishte detyruar me vështirësi që të zëvendësonte një pjesë të oriendive të shkatërruara.

“Kam pyetur disa herë në njësinë administrative dhe më thonë se janë në pritje. Nuk dinë të na thonë kur do të dëmshpërblehemi,” tha Prenthi me zemërim.

Por procesi i dëmshpërblimit të të prekurve nga përmbytjet duket se është futur në zvarritjet e burokracisë.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informacion se po kryente procesin e verifikimit të dëmeve, ndërkohë që nuk e kishte marrë ende fondin e destinuar për dëmshpërblimet.

Bashkia tha se kishte ngritur një komision ekspertësh për vlerësimin e dëmeve, ndërsa njësitë administrative ishin ende në fazën e dorëzimit të dokumentacionit për familjet e prekura.

“Bashkia Durrës, aktualisht është në fazën e pritjes së fondit të kushtëzuar i destinuar për këtë proces,” tha Bashkia në përgjigjen me shkrim.

“I gjithë dokumentacioni do të vlerësohet bazuar në legjislacionin në fuqi dhe lista me përfituesit do të shpallet me Këshill Bashkiak,” shtohet në përgjigje.

Numri i lartë i të prekurve nga përmbytjet duket se do ta vështirësojë edhe më tej procesin, deri në shpërndarjen e parave. Sipas Bashkisë, për këtë arsye trajtimi financiar do t’i kalojë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Për banorët e dëmtuar, mungesa e një afati konkret dhe e informacionit të vazhdueshëm ka shtuar pasigurinë.

“Kam çuar gjithë dokumentet që na kërkuan dhe prapë nuk dimë asgjë,” tha Biba. “Vetë i kemi rregulluar sa kemi mundur gjërat e shtëpisë,” shtoi ai.

Në përgjigjen për BIRN, Bashkia deklaroi se bizneset e dëmtuara nga përmbytjet nuk përfshihen në skemën e kompensimit. Kjo për faktin se përmbytjet e 6 janarit nuk u shoqëruan me shpalljen e emergjencës civile, duke i bërë pretendimet e bizneseve të pakonsiderueshme.

Përmbytjet janë një problem i vazhdueshëm në zonën e Porto Romanos edhe për shkak të avarive të trashëguara të sistemit të kullimit në këtë zonë. Porto Romano është përballur vazhdimisht me përmbytje gjatë reshjeve intensive, ndërsa banorët kanë ngritur shpesh shqetësime për funksionimin e kanalizimeve dhe sistemit kullues.

Lidhur me këtë shqetësim, autoritetet lokale thanë se pas përmbytjeve janë ndërmarrë ndërhyrje për pastrimin e kanaleve kulluese, zhbllokimin e pusetave dhe rehabilitimin e zonave të prekura.

“Janë evidentuar pikat kritike, për të cilat janë planifikuar ndërhyrje të mëtejshme me qëllim zgjerimin dhe përmirësimin e kapacitetit të sistemit të kullimit, në funksion të parandalimit të përsëritjes së situatave të ngjashme në të ardhmen,” thuhet në përgjigjen e Bashkisë./BIRN

Video

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Lamine Yamal ishte në qendër të festimeve të FC Barcelona pas fitimit të titullit në La Liga. Gjatë paradës me autobus të hapur, talenti 18-vjeçar valëviti një flamur palestinez, një gjest që mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Po ashtu, Yamal u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridista”, duke shtuar rivalitetin sportiv me Real Madrid CF pas triumfit të Barcelonës në El Clasico. Me këtë sukses, Yamal ka arritur të fitojë tre tituj kampionë në La Liga në moshën 18-vjeçare, një rekord në historinë e Barcelonës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme