Rajoni 9 May 2024, 20:44 Nga VNA

 “Kosova duhet të jetë pjesë e familjes”, Kurti në ditën e Evropës: Rrugëtimi i Kosovës të vlerësohet në baza meritokracie

Ndaje në Whatsapp
 “Kosova duhet të jetë pjesë e familjes”, Kurti

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Evropës, ka deklaruar se vendi i tij duhet të jetë pjesë e familjes evropiane dhe që rrugëtimi drejt BE të vlerësohet në baza meritokracie.

Kurti u shpreh se Kosova e ka dëshmuar vazhdimisht gatishmërinë për të kontribuar në mbrojtje të demokracisë.

“Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës. Por që të kontribuojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike”, shkroi Kurti në Facebook.

 

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme