Rajoni 9 Maj 2024, 14:28 Nga VNA

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët humbin rolin vendimtar në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët humbin rolin

VMRO-DPMNE është e fituara e madhe e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e dyfishta për presidenten e re të vendit Gordana Silanovska dhe për parlamentin e ri, ku arriti 59 deputetë nga 120 që ka parlamenti i vendit fqinj. Për LSDM-në e Kovaçevskit zgjedhjet e 8 Majit ishin një goditje shkatërruese me rezultatin më të keq që nga viti 1990, me vetëm 19 deputetë në parlament. Fitore e padiskutueshme VMRO-DPMNE ishte edhe zgjedhja e Gordana Silankovska me gati 60% të votave.

Por cili ishte mesazhi i zgjedhjeve të 8 Majit në Maqedoninë e Veriut? Cili do të jetë përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri dhe çfarë do të ndryshojë në qasjen e vendit drejt Bashkimit Europian?

Shqiptarët nuk janë më “kingmaker” të qeverisë

Fronti Evropian që kryesohet nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit mori 19 mandate, por do të kalojë në opozitë. Akuzat për korrupsionin e dy forcave kryesore të qeverisë së kaluar LSDM dhe BDI ishin një nga kuajt e betejës së fushatës parlamentare.

Ndërkohë koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, arriti të sigurojë 13 mandate. Por ndryshe nga qeverisjet e kaluara, këtë mandat shqiptarët nuk janë decizivë në bërjen e shumicës parlamentare.

VMRO-DPMNE mund ta votojë qeverinë e re edhe me votat e ZNAM, një fraksion i shkëputur nga LSDM, duke zhveshur shqiptarët për herë të parë nga roli i rëndësishëm që kishin.

Gjithsesi pas shpalljes së rezultateve paraprake, Mickoski paralajmëroi formimin e Qeverisë së re me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN.

“Koha është që BDI-ja, së bashku me LSDM-në, të kalojnë në opozitë. Populli ia dha leksionin më të rëndësishëm Qeverisë [së deritashme] dhe shpëtoi vendin e tij”, tha Mickoski.

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN u përgjigj menjëherë pozitivisht. “Besojmë se, duke i pasur parasysh numrat, do të kemi një shumicë të sigurt, andaj jemi të bindur se Qeveria e re do të formohet shumë shpejt”, tha ai.

Raportet me Bullgarinë dhe Greqinë

VMRO-DPMNE ka parathënë një kthesë edhe në marrëdhëniet me fqinjët, që mund të ndikojë në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Gjatë fushatës, Mickoski ka akuzuar LSDM për “tradhti” dhe për “shitje të interesave kombëtare maqedonase” për marrëveshjen me Bullgarinë për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në të si popull shtet-formues.

Kreu i kësaj force politike, Kristian Mickoski i referohet vendit të tij thjesht si “Maqedoni” dhe nuk pranon emrin që u arrit në Marrëveshjen e Prespës me këmbënguljen e Greqisë, si “Maqedonia e Veriut”.

“Marrëveshja e Prespës është një kusht për përparimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, ndërsa fliste në parlament më 26 prill dhe i bëri thirrje Shkupit të mos devijojë.

Gjithsesi retorika nacionaliste mund të zbutet pas zgjedhjeve, duke qenë se e ka kryer tashmë funksionin e saj në rezultatin e votimeve.

Shqetëimet më të mëdha të votuesve kanë qenë për cilësinë e jetës, korrupsionin, shpopullimin dhe ikjen e trurit jashtë vendit.

Besimi në BE po bie gjithashtu. Mbështetja ka rënë në 65 përqind, nga 85-90 përqind kur vendi mori fillimisht statusin e kandidatit në 2005.

Pas përparimit të ndryshimit të emrit, në Ballkanin Perëndimor pati eufori se zgjerimi më në fund mund të ishte i mundur. Por Franca vuri veton për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një veprim i konsideruar si një “gabim i madh historik” nga presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker./Lapsi.al

 

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme