Rajoni 6 May 2024, 21:32 Nga VNA

Mickoski shkoi në zyrat e koalicionit VLEN, reagon Glauk Konjufca: S’do doja që shqiptarët e RMV të votonin kandidaten e VMRO

Ndaje në Whatsapp
Mickoski shkoi në zyrat e koalicionit VLEN, reagon Glauk Konjufca:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski sot ka qëndruar në shtabin qendror të koalicionit VLEN në Shkup, ku ta takuar ish-kandidatin për president të këtij koalicioni, Arben Taravarin.

Pas publikimit të fotografisë nga shtrëngimi i duarve, në mungesë të informacioneve, lindën shumë pyetje, se për çfarë faktikisht është biseduar në këtë takim, për mbështetje të kandidatës së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës në raundin e dytë apo për marrëveshje të mundshme për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Megjithatë, takimi si duket ka kaluar pa i njoftuar mbështetësit e koalicionit VLEN nga Kosova.

Këtë e dëshmon deklarata e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili gjatë një prononcimi tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë takim dhe se nuk do t’u kishte preferuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ta votojnë kandidaten e VMRO-DPMNE-së për Presidente, pasi që e njëjta ka koncept antishqiptar tha Konjufca.

“Nuk qenkam i informuar për këtë takim. Mirëpo po të besoj, duke supozu që është e vërtetë, ç’ka me thënë… Sa i kam parë unë personalisht, ato konceptet politike që i ka zhvilluar edhe Gordana Siljanovska, ato janë shumë koncepte antishqiptare. Ka një dyshim dmth për popullatën shqiptare atje dhe për të drejtat e saj. Unë jam shumë kundër këtyre koncepteve”, ka thënë Glauk Konjufca për mediat në Prishtinë.

Më tej ai shtoi:

“Unë do të isha kundër çfarëdo le të themi mbështetje të çfarëdo shqiptari për koncepte të tilla. Për arsye se unë i kam dëgjuar ato me vëmendje, është një koncept antishqiptar që e ka shpjegu vetë kandidatja”.

“Unë nuk do të preferoja kurrfarë opsioni të tillë sepse është në dëm të shqiptarëve”, përfundoi Glauk Konjufca, Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silnjaovska Davkova zhvilloi një fushatë me retorikë nacionaliste madje duke propozuar edhe formimin e një tribunali për luftën e UÇK-së së vitit 2001.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme