Rajoni 5 May 2024, 17:20 Nga VNA

Deputeti gjerman u bëm thirrje Komitetit të Ministrave: Pranoni Kosovën në KiE

Ndaje në Whatsapp
Deputeti gjerman u bëm thirrje Komitetit të Ministrave: Pranoni

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knutt Abraham, ka thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, ose duhet të veprohet në vlerat dhe standardet evropiane që Kosova të pranohet në maj, ose të injorohet vlerësimi i detajuar i juristëve të shquar, i tre raportuesve,i  tre komisioneve dhe i Asamblesë Parlamentare të KiE.

“Megjithatë, kjo do të dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund të injorojnë standardet sipas dëshirës”.

“Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Abraham në platformën X.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme