Rajoni 29 Prill 2024, 13:15 Nga VNA

Analiza e REL/ Qeveria e Kosovës në vitin e fundit të mandatit, a e luftoi korrupsionin?

Ndaje në Whatsapp
Analiza e REL/ Qeveria e Kosovës në vitin e fundit të mandatit, a

Me premtimin se do të luftojë korrupsionin dhe do të qeverisë me duar të pastra, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, mori udhëheqjen në vitin 2021. Sot, në vitin e fundit të mandatit, zyrtarë të saj kritikohen për “përfshirje në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.

Së paku dy ministre janë ose nën hetime, ose në procedura gjyqësore. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit thotë, po ashtu, se numri i zyrtarëve publikë, që s’e kanë respektuar obligimin e deklarimit të pasurisë, është rritur në vitin 2024 krahasuar me vitin 2021, ndonëse, ndër vite, është rritur edhe numri i zyrtarëve me këtë obligim ligjor. Vetë Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, thotë se ka bërë “përparim” në luftimin e, siç e cilëson, “problemit të trashëguar”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është duke u përballur aktualisht me akuzën për mosdeklarim të pasurisë. Muajin e kaluar, ajo u deklarua e pafajshme para Gjykatës Themelore në Prishtinë, por procesi është në zhvillim e sipër. Në fund të vitit 2022, ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë. Hajdari, aktualisht, është nën hetime për keqpërdorim të detyrës në lidhje me rezervat shtetërore.

Mosdeklarimi i pasurisë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë, Yll Buleshkaj, thotë se këtë vit janë mbi 130 zyrtarë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, ose e kanë bërë këtë jashtë afatit ligjor. Sipas tij, numri i tyre është rritur për disa fish krahasuar me vitin e kaluar. Por, thekson Buleshkaj, ngjashëm është rritur edhe numri i zyrtarëve me këtë obligim ligjor – nga rreth 4.900 në vitin 2021, në rreth 11 mijë këtë vit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se si ka lëvizur numri i atyre që s’e kanë përmbushur këtë obligim ligjor ndër vite.

“Dështim në tri aspekte”

Mospërmbushja e obligimit ligjor për deklarimin e pasurisë përçon në publik mesazhin për mungesë vullneti për të respektuar ligjin, thotë Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD). Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbushë premtimin për “qeverisje me duar të pastra” dhe mosdeklarimi i pasurisë paraqet “vetëm një aspekt të këtij dështimi”. Një aspekt tjetër, thotë ai, është “kultura e pandëshkueshmërisë në rastet kur ministrat përballen me hetime penale ose parapenale”.

“Dhe i treti, e ndoshta edhe më i rrezikshmi, është kur kryeministri Kurti, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje [partisë në pushtet], ministra… u dalin në mbrojtje personave që kanë qenë të arrestuar për korrupsion, apo subjekt i hetimeve për korrupsion”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Ai i referohet rastit të ministres Hajdari, atij të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili aktualisht është subjekt i hetimit të Prokurorisë së Kosovës për shmangie tatimi dhe shpëlarje të parave, si dhe rastit të ish-shefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Hajdari dhe Berishaj vazhdojnë t’i kryejnë detyrat pavarësisht hetimeve, ndërsa Krasniqi, vetëm disa ditë më parë, është liruar nga detyra e drejtuesit të KEK-ut./rel

 

 

Video

Tension në Parlamentin Evropian pas refuzimit për minutë heshtjeje për Charlie Kirk ? Presidentja e PE, Roberta Metsola, refuzoi sot kërkesën e eurodeputetit Charlie Weimers (ECR) për të mbajtur një minutë heshtje në nder të aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, i cili u vra të mërkurën gjatë një fjalimi në Universitetin e Utah-ut. ⚡ Situata u tensionua kur nënkryetarja Katarina Barley ndërpreu përpjekjen e Weimers për ta kthyer kohën e fjalës së tij në homazh në heshtje. Deputetët e djathtë dhe ekstremi i djathtë reaguan duke goditur tavolinat dhe karriget, ndërsa qendra e majtë dhe liberalët duartrokitën vendimin. https://vna.al/bota/parlamenti-evropian-refuzon-te-mbaje-nje-minute-heshtje-per-charlie-kirk-eu-i14375

Kush foli aty?! Pjesa e dytë

Prezantimi më i bukur sot

Kush foli aty?!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme