Rajoni 7 May 2024, 20:45 Nga VNA

Hakerët godasin faqet e institucioneve të qeverisë së Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Hakerët godasin faqet e institucioneve të qeverisë së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës ka ardhur pas njoftimit të Kosovës se do të mbështesë me pajisje ushtarake Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla

Hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, shënjestër e sulmeve kanë qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme