Lifestyle 25 June 2025, 08:22 Nga VNA

“Kam kërkuar punë si babysitter dhe kameriere”, rrëfimi prekës i Ermonela Jahos

Ndaje në Whatsapp
“Kam kërkuar punë si babysitter dhe kameriere”,

Në një rrëfim të ndjerë dhe tejet emocional në emisionin “Log.” në News24, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka ndarë disa nga momentet më të vështira të jetës së saj si studente në Itali, përpara se të ngjitej në skenat më prestigjioze të botës.

E njohur për vokalin dhe shpirtin e saj të ndjeshëm, Jaho tregoi se, në fillimet e saj si studente në Konservatorin e Romës, u përball me sfida ekstreme që vunë në rrezik jo vetëm studimet, por edhe jetesën e saj.

“Ju luta mësuesve që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj si babysitter apo kameriere. Ka qenë shumë e vështirë sepse humba edhe dokumentet. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin dhe më ka ndodhur të rri edhe një javë pa ngrënë”, rrëfeu artistja me lot në sy.

Ndër momentet më të dhimbshme që përjetoi, ishte përballja me refuzimin e certifikatës nga ambasada shqiptare – një dokument i domosdoshëm për të vazhduar shkollën në Itali.

“Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare sepse më kishte skaduar viza. Kisha fituar konkursin për Konservatorin, por ambasada nuk ma dha certifikatën. Më kërkuan të kthehesha në Shqipëri”, kujton Jaho.

E dëshpëruar, ajo u drejtua në sekretarinë e Akademisë në Romë, ku shpërtheu në lot përballë drejtorit të institucionit.

“I thashë drejtorit se unë dua të vazhdoj ëndrrën time. Ai mu përgjigj: ‘Do të doja që fëmija im të kishte këtë pasion që ke ti.’ Dhe shtoi: ‘Për këtë pasion që ke, do të futesh në shkollë. Zëre se e ke dokumentin.’ Ai ka ndërruar jetë, por unë e kujtoj me mirënjohje të thellë”, tha Jaho

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme