Lifestyle 17 June 2025, 12:11 Nga VNA

Dasma glamuroze e Alex Soros dhe Huma Abedin në “Vogue” – Mes të ftuarve edhe Edi Rama me papion “burgundy”

Ndaje në Whatsapp
Dasma glamuroze e Alex Soros dhe Huma Abedin në “Vogue” –

Revista e njohur “Vogue” ka publikuar pamjet ekskluzive nga ceremonia madhështore e martesës mes Huma Abedin dhe Alex Soros, e cila u zhvillua këtë fundjavë në rezidencën e tyre në Water Mill, një zonë elitare në Hamptons, New York.

Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton dhe një prej figurave më të njohura të politikës amerikane, kurorëzoi dashurinë me Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, në një ceremoni që kombinoi ritet myslimane dhe hebraike – në respekt të trashëgimisë kulturore të secilit prej tyre.

Dasma u zhvillua në prani të një liste të përzgjedhur të ftuarish, ku spikatnin emra të mëdhenj të politikës dhe artit ndërkombëtar. Të pranishëm ishin Hillary dhe Bill Clinton, nënpresidentja e SHBA Kamala Harris, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, drejtoresha legjendare e “Vogue” Anna Wintour dhe figura të tjera të njohura.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tërhoqi vëmendjen me stilin e tij të veçantë. Ai u shfaq me një kostum në ngjyrë pana, këmishë të bardhë dhe papion në ngjyrë “burgundy”. Edhe pse vetë nuk publikoi asnjë imazh në rrjetet sociale, prania e tij u kap nga objektivi i aparatit të revistës “Vogue”, që dokumentoi me detaje atmosferën festive të ceremonisë.

Huma Abedin veshi dy fustane të personalizuara – një i krijuar nga shtëpia e modës Givenchy dhe tjetri nga Erdem – që reflektuan hijeshi, elegancë dhe finesë të lartë.

Në vend të dhuratave tradicionale, çifti Soros-Abedin u kërkoi të ftuarve të kontribuonin për kauza bamirësie, duke e kthyer kështu ditën e tyre të veçantë në një festë jo vetëm të dashurisë, por edhe të solidaritetit dhe angazhimit shoqëror.

Ceremonia u përshkua nga një atmosferë intime, por me një përmasë globale, ku u përzien tradita, luks, dashuri dhe ndikim ndërkombëtar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme