Lifestyle 31 March 2025, 17:33 Nga VNA

Raportohet virus misterioz në Rusi, autoritetet mohojnë shpërthimin

Ndaje në Whatsapp
Raportohet virus misterioz në Rusi, autoritetet mohojnë

Një virus misterioz, i cili shkakton ethe të larta dhe kollë me gjak, është raportuar së fundmi në disa qytete të Rusisë. Sipas mediave lokale dhe postimeve në rrjetet sociale, sëmundja fillon me simptoma të ngjashme me Covid-in, por brenda pesë ditëve përparon në temperaturë të lartë dhe kollë të përgjakshme.

Pacientët e prekur kanë rezultuar negativë për Covid dhe grip, ndërsa mjekët po e diagnostikojnë si një infeksion akut të traktit të sipërm respirator me origjinë të paspecifikuar. Fillimisht, lajmi u raportua në grupin Telegram SHOT, i cili dyshohet se përfshin anëtarë të agjencive federale ruse, dhe më pas u publikua nga mediat lokale. Ndërkohë, autoritetet ruse të shëndetësisë kanë mohuar ekzistencën e një shpërthimi të tillë, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë për një virus të ri ose të paidentifikuar në qarkullim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme