Lifestyle 31 Mars 2025, 15:57 Nga VNA

Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me ilaçin që po bën bujë për humbje peshe

Ndaje në Whatsapp
Kompani fiktive e Ozempic, mashtrim 200 milion euro në Gjermani me

Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Por edhe rrjetet kriminale në Gjermani përpiqen të përfitojnë, duke falsifikuar recetat në letër që më pas t’i rishesin shiringat. Kompanitë e sigurimeve shëndetësore i paguajnë këto ilaçe. Vetëm një nga shumë shembuj që tregon se si mashtrohen kompanitë ligjore të sigurimeve shëndetësore në këtë vend. Në total, sigurimet shëndetësore zbuluan mashtrime me vlerë 200 milionë euro në vitet 2022 dhe 2023, që shihet si shuma më e lartë që nga mbajtja e statistikave në vitin 2008, sipas raportit aktual të Shoqatës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore që u publikua të premten, GKV (28.03.). Sipas tij kriminelët po ia dalin gjithnjë e më shpesh të rimbursojnë receta të rreme për medikamente të shtrenjta. Përveç Ozempic, në farmaci dorëzohen receta dhe faturohen edhe ilaçet kundër dhimbjeve si Tilidine dhe Fentanyl me shpenzime të kompanive të sigurimit shëndetësor. Por nëse mashtrimi zbulohet, sigurimet shëndetësore kërkojnë dëmshpërblim edhe nga farmacitë që nuk i kanë zbuluar recetat e falsifikuara. Raporti bazohet në informacione nga 94 sigurime anëtare të Shoqatës Kombëtare dhe persona që kanë denoncuar rastet e që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në total, janë raportuar rreth 50.000 denoncime gjatë periudhës raportuese. Kjo është një rritje prej më shumë se 20 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese 2021/2020. Por pothuajse gjysma e të gjitha raportimeve lidheshin me shkelje në fushën e përkujdesit shëndetësor. Ofruesit e shërbimeve thuhet se kanë mashtruar me kohën e përkushtuar për trajtim dhe se kanë vendosur më shumë shërbime sesa janë ofruar në të vërtetë. GKV citon gjithashtu certifikatat e rreme profesionale dhe nënshkrimet e pacientëve si shembuj tipikë të mashtrimit në këtë industri. Sipas GKV-së, një tjetër model mashtrimi profesional po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: fjala është për krijimin e të ashtuquajturave kompani fiktive. Sipas hulumtimit të transmetuesit publik gjerman, rbb, shpesh emërohen si drejtorë menaxhues të këtyre kompanive persona të painformuar me sëmundje e varësi të caktuara nga Evropa Lindore. Por kompanitë ekzistojnë vetëm në letër ose si kuti postare. Nëpërmjet këtyre kompanive false njerëzit regjistrohen në kompanitë e sigurimeve shëndetësore dhe aty ku mund të marrin ndihmat shoqërore në Gjermani. Shpesh këta janë njerëz që nuk janë të punësuar nga kompanitë. Llogaritë e pagave të tyre, pagesat e pagave dhe kontratat e punës manipulohen ose falsifikohen.

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme