Lifestyle 23 March 2025, 23:20 Nga VNA

Blerta Tafani flet për skandalin në RTSH: Letrën ku ankohesha për ngacmimet e Pezës, e nxorri Këshilli Drejtues

Ndaje në Whatsapp
Blerta Tafani flet për skandalin në RTSH: Letrën ku ankohesha

Gazetarja, Blerta Tafani, në një intervistë për MCN ka folur për jerë të parë për letrën që i dërgoi bordit të RTSH, ku akuzonte ish-drejtorin Alfred Peza se kishte treguar sjellje të papërshtatshme ndaj saj.

Tafani tha se i është drejtuar Këshillit Drejtues dhe ata ishin që e nxorrën letrën dhe shqetesimin e adresuar prej saj. “Iu drejtova këshillit drejtues dhe ata me nxorën letrën dhe shqetesimin e adresuar nga unë” – tha ajo.

Kujtojmë se vitin e kaluar gazetarja u përfol në media, pas publikimit të letrës që i kishte drejtuar bordit drejtuas dhe akuzonte drejtëpërdrejt Alfred Pezën për ngacmim seksual. Pas këtij skandali, Peza dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të RTSH.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme