Histori të harruara 14 June 2026, 11:21 Nga VNA

“Për çfarë faji po vuaj?” - letra e Nadide Kasaruhos nga internimi dhe shënimi mizor që e dënoi sërish: “Mirë e kanë, të mos e luajnë!”

Ndaje në Whatsapp
“Për çfarë faji po vuaj?” - letra e Nadide

Më 1 nëntor 1956, Nadide Kasaruho i drejtohet me një letër Komitetit Qendror të PPSH-së. Prej pesë vitesh jetonte në internim në Lushnje dhe kërkonte të dinte arsyen pse vazhdonte të mbahej e dëbuar nga jeta e saj. Në letër kujton se kishte marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, kishte qenë anëtare partie dhe aktiviste e organizatës së gruas. Kërkonte vetëm një shpjegim: çfarë faji kishte kryer që po dënohej prej vitesh pa gjyq dhe pa vendim gjykate.

Por faji i Nadides nuk ishte një veprim i saji. Faji i saj ishte mbiemri që mbante.

Bashkëshorti i saj, Qemal Kasaruho, u arrestua në shkurt të vitit 1951 dhe vetëm pesë ditë më vonë u pushkatua pa proces gjyqësor, bashkë me 21 intelektualë të tjerë, në valën e terrorit që pasoi shpërthimin e një sasie të vogël dinamiti në ambasadën sovjetike në Tiranë. Ngjarje që më vonë do të konsiderohej një nga episodet më të errëta të represionit komunist. Ndërsa burrat u ekzekutuan, familjet e tyre u dënuan me internim, duke u kthyer në viktima të një hakmarrjeje shtetërore që nuk kursente as gratë dhe as fëmijët.

Në letrën e saj, Nadidja pyet me një logjikë që asnjë regjim nuk mund ta rrëzojë:

“Për çfarë faji po vuaj? Për një faj që unë e kam kryer? Pse nuk më lejohet të jetoj si gjithë qytetarët e tjerë?”

Nuk kishte përgjigje për këto pyetje. Sepse në Shqipërinë e asaj kohe nuk dënohej vetëm individi. Dënohej familja, fisi, kujtimi dhe e ardhmja.

Në dosjen e saj gjendet një shënim i shkurtër, i hedhur me laps nga burokratët e regjimit. Një fjali që sot vlen sa një aktakuzë ndaj të gjithë sistemit:

“Mirë e kanë, të mos e luajnë!”

Asnjë argument. Asnjë shpjegim. Asnjë shqyrtim i kërkesës. Vetëm përbuzje.

Kjo fjali e vetme tregon se internimi nuk ishte masë administrative, por një dënim kolektiv pa afat. Një grua që nuk akuzohej për asnjë krim kërkonte të kthehej në shtëpi. Shteti i përgjigjej se e kishte vendin aty ku ishte.

Mes viktimave të kësaj goditjeje ishte edhe djali i saj, Amik Kasoruho. Pas burgut dhe përndjekjes, ai do të jetonte bashkë me familjen për 27 vjet në internim. Përkthimi, të cilin e nisi në kushtet e burgut, do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës si profesion, krahas krijimtarisë letrare dhe publicistikës që e bëri një nga emrat më të njohur të kulturës shqiptare.

Sot, letra e Nadide Kasaruhos mbetet një dokument tronditës jo vetëm për atë që thotë, por edhe për atë që zbulon. Ajo tregon se si një regjim mund të pushkatonte një njeri pa proces, të internonte familjen e tij për dekada dhe më pas të refuzonte edhe lutjen më elementare për drejtësi me një shënim të shkruar në cep të dosjes.

Ndonjëherë, për të kuptuar thelbin e një diktature, nuk duhen arkiva të tëra. Mjaftojnë pesë fjalë:

“Mirë e kanë, të mos e luajnë!”.

Lexo gjithashtu

Video

Neymar shpërthen pas ndeshjes, tension i madh në tunelin e stadiumit! Edhe pse Santos siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Brazilit me fitoren 1-0 ndaj Remos, vëmendjen e mori incidenti pas ndeshjes. I provokuar vazhdimisht nga tifozët vendas, Neymar reagoi duke iu përgjigjur me gjeste dhe fjalë, ndërsa situata u tensionua edhe më shumë në tunelin e stadiumit, ku pati përplasje verbale me tifozë dhe zyrtarë të klubit. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë shmangu një konflikt fizik.

Katër burra mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në zonën e Covent Garden, në qendër të Londrës, ndërsa policia britanike arrestoi një grua 47-vjeçare si të dyshuar për ngjarjen. Sipas Policisë Metropolitane, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa pjesë e operacionit ishte edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila u ul në sheshin Trafalgar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve. Katër të lënduarit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Kazakistani ka liruar në rezervatin natyror Ile-Balkhash tigreshën Amur, Umit, duke shënuar rikthimin e parë të tigrave në vend pas 78 vitesh. Kjo specie ishte zhdukur nga Kazakistani që në vitin 1948. Tigri Amur është shumë i afërt me tigrin e Kaspikut, një specie që dikur jetonte në Azinë Qendrore, por u zhduk plotësisht në vitet 1970. Umit është një nga katër tigrat që Rusia i ka dhuruar Kazakistanit në kuadër të një projekti për të rikthyer tigrat në habitatet ku kanë jetuar dikur. Qëllimi i programit është që kjo kafshë e rrallë të vendoset sërish në natyrë dhe të krijojë një popullatë të qëndrueshme në vend.

Ky është momenti kur një dron ndjek një shitës ambulant në rrugë, përpara se të shpërthejë pranë tij, duke e plagosur. Pamjet janë shpërndarë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili akuzoi Rusinë se po kryen sulme të qëllimshme ndaj civilëve. Ai u bëri thirrje vendeve të botës që ta shohin videon, duke e cilësuar atë si dëshmi të mënyrës se si, sipas tij, ushtarët rusë “kënaqen duke vrarë dhe terrorizuar civilët”. Zelensky e përshkroi incidentin si një tjetër rast të asaj që ai e quajti “safari me dronë”, duke pretenduar se forcat ruse përdorin dronë për të ndjekur dhe sulmuar banorët e Khersonit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme