Lifestyle 19 April 2025, 21:50 Nga VNA

Rikthimi tronditës i Angelina Jolie në regji pas divorcit - “A jemi ne vërtet ata që mendojmë?”

Ndaje në Whatsapp
Rikthimi tronditës i Angelina Jolie në regji pas divorcit - “A

Angelina Jolie rikthehet pas kamerës me një film të ngjizur nga plagët e brendshme të njerëzimit dhe reflektimi mbi pasojat e luftës. “Senza Sangue”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull nga shkrimtari italian Alessandro Baricco, është një rrëfim poetik dhe tronditës mbi atë që mbetet pasi heshtin armët – dhimbja, trauma, kujtesa dhe sfida për të jetuar me to.

Në një intervistë për mediat italiane, Jolie rrëfen procesin emocional që e çoi drejt këtij projekti, një film që e përshkruan si një “meditim të errët”, të nevojshëm për ta kuptuar më mirë veten dhe botën përreth. “Isha në një moment shumë të vështirë dhe kisha nevojë të shkruaja këtë skenar për veten time”, shprehet ajo, pa hyrë në detaje për periudhën e trazuar që përkoi me fundin e martesës së saj.

“Senza Sangue” vjen si rikthim i saj në regji pas filmit “They First Killed My Father” më 2017, i cili trajtonte genocidin kamboxhian. Në këtë projekt të ri, Jolie largohet nga konfliktet konkrete historike dhe vendos të trajtojë një histori fiktive, por universale. “Nuk e shoh si diçka fiktive, por si diçka që ndodh kudo – dhuna, pasojat e saj, njeriu që mbijeton dhe plagët që nuk mbyllen kurrë”, thotë ajo.

Filmi sjell në qendër dy personazhe: Nina, interpretuar nga Salma Hayek, një grua që ka mbijetuar masakrimin e familjes së saj gjatë luftës, dhe Tito, luajtur nga Demián Bichir, një prej autorëve të dhunës, që e ka kursyer jetën e saj. Pasi viteve të ndara nga fati, ata takohen në një kafene, përballen me kujtimet, fajin dhe dëshirën për të kuptuar njëri-tjetrin – një duel emocional, ku në vend të armëve përdoren fjalët dhe vështrimet.

Për Jolie-n, historia nuk jep përgjigje të lehta. “Nuk ka vetëm viktima apo vetëm fajtorë. Jeta është e ndërlikuar, dhe ky film është një mënyrë për të bërë pyetje – jo për të dhënë gjykime”, thotë ajo. Ajo shpjegon se tek Baricco ka gjetur një ndjeshmëri të jashtëzakonshme për të kuptuar ndikimin e luftës te individët. “Lufta nuk mbaron kur bien bombat. Për shumë njerëz, ajo vazhdon përjetë.”

Duke folur për pasojat e traumës, Jolie prek edhe një ide intriguese të pranishme në film: nostalgjinë për periudha të dhimbshme. “Është personale. Ndoshta për disa, ka një lloj mallëngjimi për mënyrën si mbijetuan, si e përballuan errësirën”, thotë ajo, duke i lënë spektatorit mundësinë për të interpretuar vetë.

“Senza Sangue” nuk është një film që jep mësime. Është një ftesë për të menduar, për të reflektuar mbi kujtimet që na formojnë dhe plagët që na shoqërojnë. “Nuk jam e sigurt nëse ndonjëherë kam bërë një film me kaq pak përgjigje. Por ndoshta, pikërisht kjo është përgjigjja”, përfundon Jolie.

Filmi ka nisur të shfaqet në disa festivale ndërkombëtare dhe pritet të ngjallë diskutime të shumta mbi mënyrën si trajton temën e faljes, hakmarrjes dhe humanitetit në kohë paslufte.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme