Lifestyle 30 April 2025, 00:05 Nga VNA

Revolucion në mjekësi: Zëri mund të zbulojë kancerin e mushkërive me 90% saktësi!

Ndaje në Whatsapp
Revolucion në mjekësi: Zëri mund të zbulojë kancerin e

Një grup shkencëtarësh në Turqi ka zhvilluar një aplikacion inovativ të mbështetur nga inteligjenca artificiale që mund të zbulojë kancerin e mushkërive në fazat e hershme vetëm përmes analizës së zërit të pacientit.

I udhëhequr nga Dr. Haydar Ankishan nga Instituti i Qelizave Staminale në Universitetin e Ankarasë, ekipi shkencor përfshinte ekspertë nga disa disiplina. Ata propozuan që struktura e zërit mund të mbajë informacion të vlefshëm në lidhje me sëmundjet pulmonare, përfshirë kancerin.

“Në studimin tonë, morëm në konsideratë strukturën e zërit, anatomisë së mushkërive dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Rezultatet tona tregojnë se kanceri i mushkërive, veçanërisht në fazat e para, mund të zbulohet me një saktësi prej 90%,” deklaroi Ankishan.

Dr. Bülent Mustafa Yenigün, pedagog në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Ankarasë dhe pjesë e ekipit të kërkimit, theksoi rëndësinë jetike të zbulimit të hershëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Ai sqaroi se studimi u realizua me një grup prej 50 pacientësh dhe 50 individësh të shëndetshëm, të cilët folën për dy minuta me aplikacionin, i cili regjistroi dhe analizoi zërin në kushte të kontrolluara.

Aplikacioni identifikon ndryshimet e zërit që lidhen me prani të mundshme të kancerit të mushkërive dhe jep një paralajmërim për ekzaminim të mëtejshëm. Megjithëse rezultatet janë premtuese, shkencëtarët turq deklaruan se do të vazhdojnë punën për përmirësimin dhe certifikimin e mëtejshëm të teknologjisë

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme