Lifestyle 4 Maj 2025, 18:36 Nga VNA

Takimi i rekordeve: Qeni më i gjatë dhe më i shkurtër në botë zhvillojnë një “playdate” të veçantë në Idaho

Ndaje në Whatsapp
Takimi i rekordeve: Qeni më i gjatë dhe më i shkurtër

Një takim lojërash mes qenit më të gjatë dhe atij më të shkurtër në botë shkoi tamam si shumica e takimeve në parkun e qenve — plot tundje bishtash, nuhatje dhe vrapime, pavarësisht diferencës prej afro një metri në gjatësi mes tyre.

Reginald, një qen Great Dane 7-vjeçar nga Idaho, dhe Pearl, një chihuahua nga Florida, janë të dy mbajtës të çertifikuar të rekordeve Guinness për gjatësinë e tyre përkatëse. Edhe pse Reginald është i gjatë sa një kalë i vogël, dhe Pearl sa një mollë, kjo nuk i ndaloi që të shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.

Guinness World Records organizoi takimin dy-ditor mes Pearl dhe Reginald në shtëpinë e këtij të fundit në Idaho Falls, më 5 prill 2025.

Pearl, një chihuahua 4-vjeçare që arrin vetëm 9.1 centimetra në gjatësi, vjen nga një linjë e gjatë qenushësh të vegjël. Halla e saj Millie, mbajtëse e mëparshme e rekordit deri në vitin 2020, ishte gjithashtu më pak se 10 cm e gjatë. Të dyja kanë lindur me peshë vetëm 1 ons.

“Nuk e prisja që të merrnim përsëri rekordin,” tha Vanesa Semler nga Orlando, Florida, pronare e Pearl dhe e Millie. “Është thjesht e pabesueshme.”

Megjithëse Pearl i pëlqen qenët, madje edhe ata të mëdhenj, Semler pranoi se ishte e shqetësuar për përmasat e Reginald.

“Për mua ishte një surprizë shumë e këndshme që nga dita e parë, sepse Reggie është si Pearl, vetëm në madhësi më të madhe,” tha ajo. “Ai është shumë i butë dhe miqësor.”

Nga ana tjetër, Reggie dukej më i interesuar për ekipin e xhirimit të Guinness-it sesa për qenushen e vogël.

“Mund të them që atij i pëlqejnë më shumë njerëzit sesa qenët e tjerë,” tha pronari i tij, Sam Johnson Reiss.

Megjithatë, përmasat e vogla të Pearl ishin të pazakonta edhe për Reggie-n.

“Ai ishte shumë i kujdesshëm, disi i shqetësuar,” tha Reiss. “Ishte i vëmendshëm që të mos e shkelte apo të bënte ndonjë gjë të çmendur.”

Gjiganti i butë ka treguar përmasat e tij që në moshë të vogël, kur në moshën 9-muajshe ishte më i gjatë se Great Dane të rritur.

“Më të rriturit ishin më të shkurtër se ai,” kujton Reiss.

Gjatë ditëve në fermën e Reggie-t pati pak xhelozi për lodrat dhe shtratin, por në fund dy qentë krijuan një lidhje të ngushtë.

“Mendoj se ajo gjeti një mik të mirë,” tha Semler.

Pearl, sipas pronares së saj, është një “divë” e vërtetë – madje zgjedh vetë veshjet e saj çdo ditë, duke vendosur putrën mbi rrobat që dëshiron të veshë, veçanërisht kur duhet të dalë në intervista televizive.

“Ajo për ne ka qenë gjithmonë një divë,” tha Semler. “Tani është divë për të gjithë.”

Megjithatë, as Pearl nuk mban ende titullin e divës më të madhe, pasi Reiss thotë se edhe Reggie ka momentet e tij.

“Është pak i përkëdhelur,” pranon ai. “Reggie është i çapkën, i zgjuar dhe e tregon shumë qartë kur do diçka.”

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme