Lifestyle 1 June 2025, 14:25 Nga VNA

Alarm për kancerin e stomakut në Shqipëri! Mjekët të shqetësuar: 13 të prekur në 100 mijë banorë

Ndaje në Whatsapp
Alarm për kancerin e stomakut në Shqipëri! Mjekët të

Kanceri i stomakut po prek shumë të rinj në Shqipëri. Mjekët gastrohepatologë thonë se po haset edhe në mosha 20 vjeç.

“Po rritet frikshëm. Shqipëria ka një incidencë 13 të prekur në 100 mijë banorë, dhe mbajmë vendin e parë në rajon për vdekshmëri nga kanceri i stomakut”, tha për Top Channel mjekja gastrohepatologe, Vigjilenca Demiraj.

Cilat janë simptomat e para që shfaq një person i prekur për ta diagnostikuar në kohë?

“Këputje, humbje oreksi, neveri nga mishi”, u shpreh mjekja.

Një ndër shkaqet kryesore konsiderohet prania e helikobakterit në stomak i cili përhapet lehtësisht nga një person tek tjetri, por edhe ushqimet qe po konsumojmë.

“Ky bakter nëse e ka njëri në familje përhapet shumë shpjet, për shkak të puthjeve apo nëse përdorin gota, lugë të njeri-tjetrit.

Në një studim të kryer me nxënës të shkollave fillore në Tiranë ka rezultuar se ky bakter gjendet tek fëmijë të moshave 7-10 vjeç .

“Ka rezultuar se 80-90% e fëmijëve kishin prani të helikobakterit, por stomaku i fëmijëve është infantil, me kalimin e moshës ky bakter tek disa persona thjeshtë qëndron, por infekton të tjerë, ndërsa tek të tjerë shkakton kancer të stomakut. Tek personat me helikobakter 80% e tyre bëjnë kancer të stomakut”, pohoi mjekja./Top Channel

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme