Kronika 15 November 2024, 12:16 Nga VNA

Kalon për gjykim çështja ndaj ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

Ndaje në Whatsapp
Kalon për gjykim çështja ndaj ish kryebashkiakut të

Gjykata e Posacme kalon per gjykim në themel dosjen penale për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. Ai akuzohet per tjetërsim pronash, për një sipërfaqe mbi të cilën po ndërtohet investimi strategjik i Artan Gacit, bashkëshorti i Olta Xhackës ish-ministre e Jashtme. Goro u kallëzua nga Fredi Beleri ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, i cili atëkohë ndodhej në paraburgim.

Jorgo Goro ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa ka hetime të tjera të hapura nga SPAK po për tjetësim pronash.

 

Njoftimi

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

21.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të

procedimit penal nr. 189 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro,

Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj.

2. Në seancën e datës 15.11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari

Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 114, datë 15.11.2024,

vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit

të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr.

189 i vitit 2023 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Organizuar në ngarkim të të pandehurve:

Jorgo Goro, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” 2

herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i

pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose

i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet

248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2 i K.Penal.

Jerasimo Bashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Bilbil Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

,

parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

Vezir Gjikokaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

,

parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve

paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së

bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës

së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për

gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

5. Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jorgo Goro për zëvendësimin e masës së

sigurimit personal si një kërkesë e pabazuar në ligjin procedural penal.

6. Kundër vendimit “për dërgimin e çështjes në gjyq” nuk lejohet e drejta e ankimit.

7. Kundër vendimit “për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal” mund të bëhet

ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin

dhe Krimin e organizuar, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të

gjykatës.

Tiranë, më datë 15.11.202

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme