Kronika 14 November 2024, 15:54 Nga VNA

Pornografi me të mitur, mësuesi amerikan gjeti strehim në Shqipëri pas dënimit nga Rusia

Ndaje në Whatsapp
Pornografi me të mitur, mësuesi amerikan gjeti strehim në

Një profesor 71 vjeçar amerikan është arrestuar në Tiranë nga Policia, me akuzën e prodhimit të materialeve pornografike me të mitur. David Ira Lang, është mësuesi amerikan i cili më herët ka qenë i dënuar në Rusi për të njejtën vepër penale. Për arrestimin e tij ka bashkëpunuar dhe ambasada.

Historia

Mësuesi Amerikan kishte gjetur strehë në Tiranë  dhe arrestimi i tij u finalizua pas disa muajsh hetime operacionin e koduar “Gjurma virtuale”. Lang akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. 71-vjeçari, shtetas amerikan, ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë. Në vendin tonë hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan David Lang, 71 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Akuzat Më herët në 2017, David Lang, atëherë 64 vjeç, ishte akuzuar për përdhunim të fëmijëve në Chelyabinsk, Rusi. Mësuesi i emigrantëve u akuzua gjithashtu për prodhimin e pornove me fëmijë, përfshirë vajza nën 14 vjeç. Provat në gjyqin e tij përfshinë fotografi grafike dhe filma të sekuestruara nga shtëpia e tij. Lang u arrestua në vitin 2015 dhe që atëherë është mbajtur në një burg paraburgimi në Chelyabinsk. Ai u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg. Është e paqartë se si arriti të ikte nga Rusia. Por në vendin tonë ai gjendej prej kohësh.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme