Kronika 14 November 2024, 21:26 Nga VNA

Vrasja në Klinë me dy viktima, ja si nisi konflikti mes personave

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Klinë me dy viktima, ja si nisi konflikti mes personave

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Klinës pasditen e së mërkurës, kur dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një lokal të sheshit kryesor të qytetit, në rrugën “Mujë Krasniqi”. Pas ngjarjes, policia konfiskoi një armë, një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Viktimat janë identifikuar si Rexhep dhe Albison Shlivova, të moshave 23 dhe 21 vjeçare. Autori i dyshuar është 19-vjeçari Jon Hoti, djali i Besim Hotit, ish-nënkryetarit të Komunës së Klinës dhe aktualisht kryetarit të degës së LDK-së në këtë komunë. I dyshuari ka përdorur armën e të atit, të cilën ky e kishte me leje gjatë kohës që mbante detyrën zyrtare në Komunë.

Një nga viktimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka vdekur gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Pejës. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit, por është arrestuar disa orë më vonë.

Shkodran Nikçi, nga Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, përfshirë intervistat me dëshmitarët dhe shqyrtimin e video-incizimeve dhe provave të tjera, për të zbuluar motivin e këtij krimi. Ngjarja është cilësuar si vrasje e rëndë dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.

Bëhet me dije se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes dy familjeve, që jetojnë në të njëjtin fshat, Jashanicë, por konflikti nuk ishte raportuar më parë në polici. Për shkak të rrezikut që përplasje të tjera mund të ndodhin, prokuroria ka kërkuar masa të sigurta dhe ka autorizuar policinë për të mbajtur patrullime 24 orë në fshatin e përfshirë.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar masa preventive, ndërsa për të siguruar rendin dhe sigurinë, janë vendosur pika statike të policisë në fshat. "Veprimet janë konfidenciale, dhe do të bëhen të njohura gjatë procesit hetimor," tha Nikçi.

Në përfundim, Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin, Jon Hoti, i cili pritet të përballet me akuza për vrasje të rëndë.

 

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme