Kronika 14 November 2024, 21:10 Nga VNA

Prokurorët e SPAK do të marrin nesër për here të parë dëshminë e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Ndaje në Whatsapp
Prokurorët e SPAK do të marrin nesër për here të

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të dëshmojë nesër para prokurorëve të Posaçëm, të cilët dyshojnë se ai është i përfshirë në korrupsion zgjedhor, tregtim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorëve të krimit. Çyrbja pritet të japë shpjegimet e tij të premten në orën 11:00, në praninë e avokatit mbrojtës. Pas dëshmisë së tij, prokurorët do të vazhdojnë me marrjen në pyetje të personave të tjerë që janë identifikuar deri tani, përmes komunikimeve të zbërthyera nga Çyrbja dhe individë të tjerë.

Sipas SPAK, Çyrbja është i akuzuar për tre vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Po ashtu, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit "arrest në burg" nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-deputeti socialist u arrestua disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit dhe u mor në hetim nga SPAK. Pas dorëzimit të mandatit, Çyrbja ka deklaruar se vendimi për t’u tërhequr nuk lidhet me shqetësime ligjore, por me nevojën për të pasur kujdes shëndetësor.

Hetimet e SPAK zbuluan se, për t’u siguruar një mandat deputeti në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, Çyrbja ka informuar figura të njohura të botës së krimit për operacionet policore, në mënyrë që ata të shmangnin arrestimet. Nga zbërthimi i komunikimeve në platformën SKY ECC, rezulton se Çyrbja kishte lidhje me individë të njohur si Edmond Koçi (Mond Çekici), i ekzekutuar në vitin 2021, dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rastin e rrëmbimit të Jan Prengës. Këta persona, sipas SPAK, kanë pasur ndikim tek zyrtarët socialistë për të siguruar vendin e Çyrbjas në listat zgjedhore.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme