Kronika 15 November 2024, 11:17 Nga VNA

Në burg për korrupsion zgjedhor e favorizim të kriminelëve, Jurgis Cyrbja sot rrëfehet përballë prokurorëve të SPAK

Ndaje në Whatsapp
Në burg për korrupsion zgjedhor e favorizim të kriminelëve,

Nga burgu i Durrësit, Jurgis Cyrbja, ish-deputet socialist mbërriti në ambjentët e Prokurorisë së Posacme, ku pritet të japë për herë të parë shpegime lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Cyrbja akuzohet për korrupsion në zgjedhje, për shkak se bossë të krimit si Altin Hajri dhe Edmond Koci i njohur si Mond Cekici (I ekzekutuar në 2021) ndikuar pranë zyrtarëve socialistë që emri i tij të ishte në listë të sigurt si kandidat për deputet. Në këmbim thotë SPAK, Cyrbja, iu jepte ndihmë apo informonte për operacionet e policisë. Pikërisht për këto dy momente, por edhe të tjera ai do të japë shpjegimet e para. Jurgis Cyrbja ndodhet aktualisht në burg, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të identifikuar zyrtarët që u ndikuan nga krimi për të zhvendosur emrin e tij në listat për deputetë, epo ashtu zyrtarët e policisë e drejtësisë që e informonin atë për hetimet e njerëzve të krimit. ish-deputeti socialist është i pari që preket nga drejtësia përmes zbërthimit të bisedave në Sky Ecc.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme