Bota 7 November 2024, 19:10 Nga VNA

Joe Biden flet nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve në SHBA: Do punoj me Trump për tranzicion paqësor të pushtetit

Ndaje në Whatsapp
Joe Biden flet nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve në SHBA: Do

Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar popullit nga një konferencë për media nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, për të parën herë që nga konfirmimi i fitores së Donald Trump në zgjedhje.

Biden e nisi fjalën e tij duke thënë se e ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani të realizohet një transferim paqësor i pushtetit.

“Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt.  Kjo është ajo që populli amerikan meriton”, u shpreh Biden.

Më tej presidenti tha se shpreson se klima e tensionuar në vend të mund të qetësohet dhe tonet të ulen, pavarësisht se për kë kanë votuar amerikanët.

“Gjithashtu shpresoj se ne mund të ndalojmë çështjen rreth integritetit të sistemit zgjedhor amerikan. Lufta për shpirtin e Amerikës që nga themelimi ynë ka qenë gjithmonë një debat i vazhdueshëm.

Fushatat janë gara e vizioneve konkurruese. Ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi. Unë e kam thënë shumë herë, nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur bie dakord”, deklaroi Biden.

Teksa u kthye të fliste për arritjet e tij në drejtimin e Amerikës, Biden tha se administrata e tij po lë pas "ekonominë më të fortë në botë".

“E di që njerëzit ende lëndohen. Por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Së bashku, ne kemi ndryshuar Amerikën për mirë”, nënvizoi presidenti në largim.

Duke qenë se i kanë mbetur edhe 74 ditë për të përfunduar mandatin, Biden theksoi se do të jetë e rëndësishme për ta bërë secilën prej këtyre ditëve të vlejë për Amerikën.

“Kjo është përgjegjësia që kemi ndaj popullit amerikan. Shikoni, njerëz, ju të gjithë e dini - pengesat janë të pashmangshme. Por heqja dorë është e pafalshme. Pengesat janë të pashmangshme.

Ne të gjithë rrëzohemi. Por ajo që e mat karakterin tonë, siç do të thoshte babai im, është se sa shpejt ngrihemi përsëri. Mos harroni, një disfatë nuk do të thotë se jemi të mundur”, theksoi Biden në fjalimin e ti.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme