Bota 7 November 2024, 09:15 Nga VNA

“Kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët”/ Harrisit i dridhet zëri teksa mban fjalimin e parë

Ndaje në Whatsapp
“Kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët”/

Në një fjalim drithërues në daljen e parë publike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në SHBA, Kamala Harris tha se ajo e pranon humbjen, sepse kjo është ajo çka i dallon demokratët nga republikanët.

Harris tha se do të vazhdojë të luftojë për ëndrrën amerikane dhe për gratë amerikane që të mos kenë frikë të zgjedhin se çfarë bëjnë me trupin e tyre, e mos të vendosë qeveria për to.

Unë kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët që luftojnë për ëndrrat e tyre, ku gratë amerikane nuk do të kenë frikë të zgjedhin çfarë të bëjnë me trupin e tyre dhe jo qeveria të vendosë për to. Ne e pranojmë rezultatin. Kjo na dallon ne nga të tjerët. Nuk do të dorëzohemi kurrë së luftuari për demokracinë tonë. Nuk do heqim kurrë dorë për drejtësi të barabartë dhe idenë e shenjtë se çdo njeri prej nesh, janë disa të drejta thelbësore që duhet të respektohen.

Ne do vazhdojmë betejën për të luftuar për dinjitetin që gjithë njerëzit meritojnë. Lufta për vendin tonë ia vlen gjithmonë. Për të rinjtë që po na ndjekin, ju dua të gjithëve. Për të rinjtë që ta shohin, është ok të  ndiheni të zhgënjyer por çdo gjë do shkojë mirë. Ndonjëherë beteja do pak kohë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të fotojmë, por kurrë mos hiqni dorë për ta bërë botën më të mirë. Ju keni pushtet, mos e besoni asnjëherë kur ju thonë që është e pamundur”-u shpreh Harris.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme