Bota 7 November 2024, 18:17 Nga VNA

Fitorja e republikanit Donald Trump, pasiguri dhe shpresë për Ukrainën

Ndaje në Whatsapp
Fitorja e republikanit Donald Trump, pasiguri dhe shpresë për

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që uroi presidentin e porsazgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, njofton nga Kievi se shumë ukrainas thonë se druhen se zoti Trump mund të përmbushë një premtim të fushatës për t’i dhënë fund luftës, duke e detyruar Ukrainën të nënshkruajë një zgjidhje që do të favorizonte Rusinë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy e uroi zotin Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të martën. Ai e quajti atë një fitore “mbresëlënëse” dhe tha se e vlerëson angazhimin e zotit Trump për qasjen “paqe përmes fuqisë” në trajtimin e çështjeve globale. Por reagimet janë të ndryshme në rrugët e Kievit.

“Mund të presim gjithçka prej tij. Ai mund të vazhdojë politikën e administratës së zotit Biden, mund të jetë më i keq, ose më i mirë”, thotë Mykhailo, banor i Kievit.

“Ai tha se lufta do të përfundonte brenda 24 orëve pasi të bëhet president. Jemi në pritje”, thotë Myroslava, banore e kryeqytetit ukrainas.

Analisti politik, Volodymyr Fesenko, thotë se qëndrimi i shumë njerëzve në shoqërinë ukrainase ndaj zotit Trump reflekton dallimin në opinionet se si duhet të përfundojë lufta me Rusinë.

“Një pjesë e shoqërisë favorizon vazhdimin e rezistencës ndaj agresionit rus. Çdo lëshim ndaj Rusisë e cilësojnë të padrejtë. Një pjesë tjetër është në favor të fillimit të negociatave”.

Shumë ukrainas shtrojnë pyetjen se cilat do të jenë hapat e parë të administratës së Presidentit Trump ndaj Rusisë dhe Ukrainës pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Disa shprehin drojën e trysnisë ndaj Ukrainës për një marrëveshje që do ta detyronte atë të kapitullonte në fushën e betejës dhe të hiqte dorë nga aspiratat euroatlantike.

Ndërsa shtohen humbjen e Ukrainës, disa thonë se fitorja e zotit Trump sjell shpresa për veprime vendimtare për t’i dhënë fund luftës së gjatë dhe me kosto të lartë./VOA

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme