Lifestyle 6 Korrik 2025, 08:21 Nga VNA

“Ishte një socialist i dhunshëm”: Si nisi Superman si një rebel radikal

Ndaje në Whatsapp
“Ishte një socialist i dhunshëm”: Si nisi Superman si

Supermani rikthehet në kinema javën e ardhshme, por ndryshe nga imazhi i tij si “djali i mirë amerikan”, ky superheroi nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Filmi i ri i James Gunn për Superman do të shfaqet në kinema javën e ardhshme, por që prej publikimit të trailerave të parë, fansat kanë diskutuar në rrjete sociale nëse versioni i David Corenswet është besnik ndaj figurës klasike të Supermanit. A është shumë i zymtë? A është shumë “woke”? A duhet të vazhdojë të mbajë tanga të kuqe mbi kostumin blu? Përtej këtyre debatimeve, të gjithë bien dakord për disa detaje që nuk negociohen: Superman duhet të jetë më i shpejtë se një plumb dhe më i fuqishëm se një lokomotivë. Ai duhet të vijë nga planeti Krypton, të jetojë në Metropolis dhe të dashurohet me Lois Lane. Dhe, mbi të gjitha, duhet të jetë fisnik dhe i pastër – shpesh edhe pak i mërzitshëm. Ndryshe nga Batman apo Wolverine që thyjnë rregullat, Superman perceptohet si modeli i ligjit dhe rendit.

Por kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Kur Superman u shfaq për herë të parë në vitin 1938, i krijuar nga Jerry Siegel dhe Joe Shuster, ai ishte një karakter shumë më i ashpër dhe rebel. “Ai ishte një Superman që nuk kursente grushtat, bënte ligjin me duart e veta dhe kërcënonte armiqtë me një buzëqeshje të ligë,” thotë historiani i komikeve Mark Waid. “Ai nuk ishte një super-polic, por një super-anarkist.” Nëse ky Superman do të prezantohej sot, ndoshta do të konsiderohej si një ndër superheronjtë më subversivë.

“Isha i habitur kur mësova si ishte në të vërtetë ky personazh,” thotë Paul S Hirsch, autor i librit Pulp Empire: A Secret History of Comic Book Imperialism. “Por kur e pashë, më la pa fjalë. Në thelb, ai ishte një socialist i dhunshëm.” Numrat e parë të Action Comics e vërtetojnë këtë: kur përballej me padrejtësi, Superman rrëzonte dyer, varte të dyshuarit nga dritaret e katit të pestë dhe bënte shaka ndërsa kërcënonte të thyente qafën e tyre, duke thënë: “E pe sa lehtë e shtypa orën tënde në dorën time? Do ta pësojë njësoj edhe qafa jote!”

Ata që goditeshin nga ky Superman rebel nuk ishin vetëm kriminelë me armë në dorë, por edhe dhunues në familje, drejtues të jetimoreve që abuzonin me fëmijët, ose më shpesh, njerëz të pasur që shfrytëzonin të varfrit: pronarë minierash që kursenin tek masat e sigurisë, ndërtues që sabotonin konkurentët, politikanë që blinin gazeta për propagandë. Superman i vitit 1938 ishte më shumë një revolucionar i majtë sesa një hero tipik me maskë.

Si u formësua Superman nga jeta e krijuesve të tij

“Këto numra të vjetër janë të jashtëzakonshëm,” thotë Matthew K Manning, autor i Superman: The Ultimate Guide. “Janë krijuar nga të rinj të zemëruar me padrejtësitë që shikonin rreth tyre. Mos harroni, ishin dy djem hebrenj që po rriteshin para Luftës së Dytë Botërore, kur kishte shumë arsye për të qenë të zemëruar. Dhe ata krijuan një personazh që mund të ngrinte zërin kundër padrejtësive dhe të mbante të korruptuarit përgjegjës.”

Jerry Siegel dhe Joe Shuster ishin miq shkolle nga Cleveland, Ohio, që u rritën gjatë Depresionit të Madh. Në numrin e parë të Action Comics, Superman u prezantua si “kampioni i të shtypurve… i betuar për të ndihmuar ata që janë në nevojë”. Vetë Siegel ka thënë: “Ne ishim fëmijë të varfër dhe nëse donim të shikonim një film, duhet të shisnim shishe qumështi. E ndjenim se ishim në fund dhe mund të kuptonim të varfrit.” Për këtë arsye, sipas tij, Superman lindi nga ndjenja e tyre për jetën dhe dhembshuria për të pambrojturit.

Por Siegel dhe Shuster nuk ishin të vetmit me bindje liberale. “Industria e komikeve u krijua kryesisht nga njerëz që ishin të përjashtuar nga tregu i punës,” shpjegon Hirsch, “sepse ishin hebrenj, emigrantë, gra ose njerëz me ngjyrë. Ishte një ‘geto krijuese’ ku shumë njerëz me talent përfunduan sepse nuk mund të punonin në reklama ose të shkruanin për Life Magazine. Shumë prej tyre ishin radikalë ose të paktën jo pjesë e rrjedhës kryesore, dhe edhe themeluesit e DC ishin burra me bindje të majta, që kishin jetuar si emigrantë dhe ishin rritur në Nju Jork.”

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme