Kronika 23 June 2024, 10:39 Nga VNA

I dyshuar për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi, identifikohet pas 15 vitesh autori

Ndaje në Whatsapp
I dyshuar për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi, identifikohet pas 15

Gëzim Balla është personi i radhës i shpallur në kërkim për vrasjen e ish efektivit të policisë Roland Rexhepi i njohur si Doda. Balla dyshohet se ka pasur rolin e ndihmësit pasi ka siguruar makinën që u përdor në vrasjen e Dodës. Ai është i dënuar edhe për narkotikë, po vendimi nuk kishte marrë formë të prerë dhe ka shkak afatesh. Gjykata e kishte cuar në arrest shtëpie prej nga është arratisur. Muajt u fundit u ekstradua nga Britania e Madhe i dyshuari tjetër për vrasjen e Donald Hoxhës.

Marjus Tafa e Armando Llakaj janë dënuar për të njëjtën çështje. Ndërsa Florind Shabani është në gjykim.

Roland Rexhepi, i njohur si Doda ish-oficer policie, u ekzekutua poshtë shtëpisë së tij në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit më 22 Korrik 2009.

Njoftimi i policisë

DVP Elbasan

Vijon intensivisht puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve të vjetra kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në to.

Si rezultat i hetimeve, identifikohet një tjetër autor i implikuar në një vrasje, të ndodhur në vitin 2009.

Në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe partnerët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për këtë ngjarje janë arestuar 4 shtetas, njëri prej të cilëve është ekstraduar nga Anglia, 2 muaj më parë.

I ekstraduari nga Anglia i lokalizuar falë informacionit që dispononte DVP Elbasan dhe Departamenti i Policisë Kriminalë, si edhe shkëmbimit në kohë të informacionit me autoritetet ligjzbatuese angleze.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Elbasan në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si rezultat i hetimeve intensive proaktive për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si edhe identifikimin e shtetasve të përfshirë në to, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Shtetasi G. B., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. Ll., M. T., F. Sh. (të arrestuar) dhe D. H., (i ekstraduar nga Anglia 2 muaj më parë), kanë vrarë shtetasin R. R., në vitin 2009, në Elbasan.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë intensivisht punën për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme