Uncategorized 3 Janar 2025, 11:58 Nga VNA

Hiqen kontrollet kufitare për Rumaninë dhe Bullgarinë

Ndaje në Whatsapp
Hiqen kontrollet kufitare për Rumaninë dhe Bullgarinë

Për udhëtarët me automjete dhe trena që qarkullojnë mes Rumanisëdhe Hungarisë tashmë nuk do të ketë kontrolle në 17 pikëkalimet zyrtare kufitare. Edhe në kufijtë mes Bullgarisë dhe Greqisë janë shfuqizuar kontrollet.

Mungesa e antarësimit të plotë në hapësirën Shengen deri më sot i ka kushtuar Bullgarisë mbi 834 milionë euro në vit, sikurse vë në dukje Komisioni Europian për Ekonominë dhe Çështjet sociale (EESC) në Bruksel. Rumania gjithashtu ka pasur humbje nga procedurat kufitare të deritanishme me një kosto rreth 2,32 miliardë euro në vit. Për sipërmarrjet e transportit në Rumani, sipas EESC për shkak të vonesave në pikëkalimet kufitare të vendit ka pasur edhe një humbje tjetër vjetore prej 90 milionë eurosh. Rumania ka një sipërfaqe dy herë më të madhe se Bullgaria me një popullsi tri herë më të madhe.

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian patën vendosur të autorizojnë anëtarësimin e dy vendeve të Evropës Lindore në hapësirën e lëvizjes së lirë Shengen. Austria, vendi i fundit që kundërshtoi vendimin, hoqi (12.12.2024) dorë nga vetoja ndaj këtij vendimi.

Procedurat e kontrolleve kufitare u kanë shkaktuar humbje sipërmarrjeve të transportit për shkak të vonesave

Procesi kishte nisur që në mars, kur u hoqën kontrollet e pasaportave në kufijtë ajrorë dhe detarë të këtyre vendeve me vendet e tjera të BE.

Pse hynë tani në Shengen Bullgaria dhe Rumania?

Rumania dhe Bullgaria janë anëtarë të BE që nga viti 2007 dhe kanë përmbushur kushtet për hyrje në hapësirën Shengen që nga viti 2010. Megjithatë, gjatë viteve disa shtete e kanë kundërshtuar anëtarësimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi 'emigracionin'. Kroacia, e ardhur në BE në vitin 2013, u bë pjesë e Shengenit qysh më 1 janar 2023, megjithëse asokohe Komisioni i BE-së u angazhua për anëtarësimin e tre vendeve në BE.

Që nga viti 2022, Austria në veçanti ka kundërshtuar lejimin e anëtarësimit të këtyre dy shteteve. Megjithatë, Vjena e kishte bërë të ditur tashmë përpara votimit të së enjtes se nuk do të vërë veton ndaj vendimit. Ky vendim u mor pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje sipas së cilës Bullgaria ra dakord të vendosë më shumë roje kufitare në kufirin me Turqinë.

E krijuar në vitin 1985, Hapësira Shengen pa kufij është zona më e madhe e llojit të saj në botë. Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros dhe Irlandës, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, të cilat nuk janë anëtarë të BE./DW

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme