Kronika 22 July 2024, 16:59 Nga VNA

Hetimet për 21 janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK: Ka 13 vite që luftojmë për të vërtetën. Po të mos ishte Strasburgu çështja nuk do të hetohej

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për 21 janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës në SPAK: Ka 13 vite

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës një prej 4 të vrarëve gjatë demostratës së 21 janarit 2011 deklaroi jashtë dyerve të SPAK se duhet të hetohet zinxhiri komandues dhe përgjegjesit të shkojnë prapa hekurave.

Mark Nika dëshmoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurorinë e Posaçme në cilësinë e kallëzuesit.

"Çështjes t’i shkohet deri në fund, të hetohet zinxhiri komandues. Ka 13 vite që luftojmë për të vërtetën. Fajtorët duhet të dalin para gjyqit" - tha Nika.

Ai foli për provat që u fshinë pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit që shkaktoi 4 viktima.

“Hetimi duhet të zbardhë se dhe kush i fshiu provat. Po të mos ishte Strasburgu çështja nuk do të hetohej. Përgjegjësia duhet kërkuar tek kryeministri dhe ministri i Brendshëm i kohës. Kush ka qëlluar në njerëz duhet të përgjigjet për vrasje në bashkëpunim" - deklaroi më tej ai.

Mark Nika tha se ka besim që SPAK do ta zbardhë ngjarjen.

Para tij në SPAK dëshmoi dhe e veja e Aleks Nikës, Rajmonda.

Hetimet për 21 janarin u rihapën pas vendimit të gjykatës së Lartë. Më herët Strasburgu e cilësoi 21 janarin si krim shtetëror.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme