Kronika 19 Korrik 2024, 16:42 Nga VNA

Shkelën ligjin, Prokuroria e Elbasanit lëshon masa sigurie për 5 punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
Shkelën ligjin, Prokuroria e Elbasanit lëshon masa sigurie për 5

Prokuroria e Elbasanit kërkon masa sigurie për 5 punonjës policie pas dyshimeve për korrupsion. Masat janë dhënë pas një referimi te bërë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ku konstatonte se policët kanë shkelur ligjin.

Njoftim i policisë së Elbasanit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kërkoi masa sigurie për pesë punonjës të policisë së shtetit për  “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1dhe 186/a të Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të  Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Elbasan-Korçë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të  procedimin penal nr. 377/2024 për veprat penale që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u  kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.H, A.T, Xh.S, E.K dhe N.Xh., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, në disa raste këtë veprimtari të paligjshme e kanë kryer në këmbim të përfitimit monetar-korruptiv.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktoi masat e sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

  • Caktimin ndaj shtetasit nën hetim E.H, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
  • Caktimin ndaj shtetasit T masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
  • Caktimin ndaj shtetasit Xh.S, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
  • Caktimin ndaj shtetasit E.K, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
  • Caktimin ndaj shtetasit N.Xh, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po vijojnë hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.

 

 

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme