Kronika 18 July 2024, 17:20 Nga VNA

Pasi rasti u bë publik, Drejtoria e Burgjeve i heq internetin nga qelia Nuredin Dumanit

Ndaje në Whatsapp
Pasi rasti u bë publik, Drejtoria e Burgjeve i heq internetin nga qelia

Pasi u bë publike se vrasësi me pagesë Nuredin Dumani përdorte internet në burg, Drejtoria e Burgjeve është kujtuar të marrë masa.  Mësohet se janë pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.

Kujtojmë se vendimi është marrë pasi Alda Nikolli denoncoi dhe pranoi se fliste 24 orë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Një ditë më parë, Alda Nikolli u shpreh se pas vendosjes së eksplozivit në derën e banesës së saj fshihet Nuredin Dumani me të cilin ajo kishte krijuar një raport dhe kishte folur për dy muaj. Sipas saj, tritoli është vënë nga Nuredin Dumani, pasi me këtë të fundit ka pasur një lidhje romantike prej dy muajsh, dhe më pas janë ndarë pasi ka mësuar se ai kishte lidhje edhe me një vajzë tjetër.

Në burgun 313 gjithashtu ka ndodhur një përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli. Nuredin Dumani ka dhunuar Nikollin si dhe e ka gjobitur atë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme