Kronika 17 July 2024, 10:28 Nga VNA

"Gërdeci", mungoi një nga ekspertët, shtyhet procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

Ndaje në Whatsapp
"Gërdeci", mungoi një nga ekspertët, shtyhet procesi

Mungesa e njërit prej ekspertëve që ka përpiluar akt ekspertimin kontabël për dëmet e shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit, u bë shkak për shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në seancë ishin 4 ekspertët Latif Çela, Rasim Metallari, Mondi Hoxha, Bexhet Zeqiri, ndërsa mungonte Ymer Stafa, për arsye shëndetësore. Ekspertët i dorëzuan me shkrim përgjigjet e 150 pyetjeve të bëra nga prokurorët, por dokumenti nuk ishte firmosur nga Ymer Stafa. Sipas ligjit, dokumenti duhet të firmoset nga të gjithë ekspertët.

“Eksperti duhet të ishte paraqitur, por nuk shoh pengesë për të mos vazhduar seanca”, tha në seancë prokurori i posacëm Klodian Braho.

Avokati mbrojtës i Fatmir Mediut e kundërshtoi një fakt të tillë dhe kërkoi që të bëhej debat gjyqësor në lidhje me aktin. Por në kushtet kur eksperti mungonte, gjykata vendosi ta shtyjë seancën me data 31 korrik, ora 9:00.

Gjatë kësaj kohe, ekspertët duhet t’i kthejnë përgjigje edhe pyetjeve të mbrojtjes dhe ta sjellin aktin si një të vetëm.

Fatmir Mediu ish-ministër akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues. Ai cilësohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme