Kronika 18 July 2024, 10:44 Nga VNA

Vranë dhe groposën babain, prokuroria kërkon ekspertim psikiatrik për Hygerta Metën dhe vëllezërit

Ndaje në Whatsapp
Vranë dhe groposën babain, prokuroria kërkon ekspertim psikiatrik

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar ekspertim psikiastrik për Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj të cilët dyshohen per vrasjen e babit të tyre Pëllumb Meta në shtëpi dhe më pas e groposën.

Grupi i ekspertëve pritet të percaktojë nëse Hygerta, Hyseni dhe Amarildo Meta si dhe nëna e tyre Blerina, kanë probleme të karakterit mendor apo e kanë kryer krimin me paramendim. Ekspertët kanë marrë pyetjet nga prokuroria dhe pritet t'ju japin përgjigje.

"Pasi të administrojmë aktekspertimin psikiatrik dhe disa akte të tjera do të përfundojmë dhe hetimin e rastit" - tha një burim nga prokuroria.

Pëllumb Meta u vra dhe gropos në ambjentet e pronës së tii në Shënavlash te Durrësit. Djali i tij e kishte denoncuar të zhdukur por më pas u zbulua krimi tronditës. Fillimisht vrasjen e pranoi e bija Hygerta, studente por më vonë policia zbuloi se autor ishte i biri Hyseni. Djali i vogël është arrestuar për bashkëpunim. Motivi i vrasjes mbetet i paqartë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme