Kronika 17 July 2024, 17:36 Nga VNA

Atentati me tritol në Elbasan, në apartamentin ku jetonte e fejuara e vrasësit me pagesë kamerat fiksojnë një të dyshuar. Hetuesit ende dyshime për shënjestrën

Ndaje në Whatsapp
Atentati me tritol në Elbasan, në apartamentin ku jetonte e fejuara e

Policia e Elbasanit ka mundur të identifikojë një person që e dyshon si autorin e vendosjes së lëndës plasëse në derën e apartamentit të Besnik Brakës në qytetin e Elbasanit, në të cilin banonin dy motra nga Lezha, njëra prej të cilave e fejuara e Armarildo Nikolli alias Xhanej i dyshuar si vrasës ma pagesë. Personi i dyshuar, është një kontigjent i krimit, i cili është fiksuar nga kamerat e sigurisë afër pallatit në kohën kur ndodhi shpërthimi. Policia po kryen disa veprime hetimore, për të siguruar prova të tjera që mund ta lidhin këtë person me ngjarjen.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse në derën e apartamentit, mbeti i plagosur një 26-vjecar, i cili banonte në derën ngjitur. Policia është duke hetuar përplasjet që mund të ketë patur Besnik Braka, për shkak se është një emër i njohur I krimit në qytet. Ndërsa, nuk përjashtohet fakti se shënjestër mund të ishin dy motrat nga Lezha. Njëra prej tyre është e fejuara e Amarildo Nikollit i njohur me nofkën Shkodrani që ndodhet në burg për planet për të kryer vrasjen e vlonjanit Inez Hajrulla.

Xhovana Nikolli dhe motra e saj nuk kanë dhënë detaje për policinë lidhur me ngjarjen. Ajo ka deklaruar se do të flasë në SPAK.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme