Kronika 21 July 2024, 09:41 Nga VNA

Atentati në Memaliaj, shënjester Shyqyri Kalemi, dy viktimat e tjera dyshohen rastësore

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Memaliaj, shënjester Shyqyri Kalemi, dy viktimat e tjera

Shyqyri Kalemi, babai i Andrea alias Adriatik Kalemit dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit me 3 të vrarë e një të plagosur që u regjistrua në Memaliaj në mesnatë.

Dy viktimat e tjera Marsel Cela dhe Bledar Muka, përkatësisht kamarieri dhe një klient në lokalin në pronësi të 74-vjecarit Shyqyri Kalemi. Ata dyshohet të jenë vrarë rastësisht.

Ndërsa Artur Kalemi, vëllai i Shyqyri Kalemit mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë.

Në atentat sipas policisë morën pjesën të paktën tre persona. Pasi qëlluan në drejtim të lokalit në pronësi të Kalemit duke lënë pas 3 viktima dhe një të plagosur, autorët u larguan me një automjet tip BMV që u gjet i djegur. Motivi dyshohet përplasjes mes familjeve Sadikaj-Kalemi me fisin Papa.

Pas vrasjes së Aleksandër Sadikaj në qershor të 2022 në një atentat mafioz nisi dhe saga e përplasjeve të forta. Pas tij u ekzekutua Edmond Papa, që njerëzit e Sadikajt e dyshonin si një prej personave që kishte marrë pjesë në krim. Ndaj Andrea alias Adriatik Kalemit dhe vëllait të tij Zamir Kalemi janë kryer atentate, por ata kanë mbijetuar.

Në mesnatë u ekzekutua babai dhe xhaxhai i tyre.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme