Kronika 20 July 2024, 09:59 Nga VNA

Arrestohet në Portugali Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinajt

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Portugali Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinajt

Arrestohet në Portugali, Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinaj, mbretit të bixhozit të zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022.  52-vjecari jetoi për 11 vjet në një pronë luksoze në në Lisbonë dhe ndonëse ishte i dënuar me 22 vite burgim për vrasje në Itali ai nuk e ndërpreu asnjëherë veprimtarinë e tij kriminal. Kështu raporton media portugeze VISÃO.

Bashkë me Kaçorrin VISÃO raporton se u arrestua edhe fqinji i tij portugez-brazilian Ícaro Leddy Gouveia, i lidhur me median marokene, por që vepronte kryesisht në Holandë.

Sipas autoriteteve portgeze dy burrat drejtonin një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në Portugali dhe Holandë.

Organizata kriminale u godit nëpërmjet Njësisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikut të Narkotikëve (UNCTE/PJ), Në një deklaratë, PJ sqaron se operacioni i koduar “Labirinto” u krye njëkohësisht në të dy vendet dhe lejoi çmontimin e infrastrukturës së grupit të krimit të organizuar të akuzuar për trafik droge, pjesëmarrje në organizata kriminale dhe rrëmbime.

PJ i referohet gjithashtu faktit se kjo organizatë praktikon "disa krime të dhunshme që përfshijnë posedimin e drogës përmes përdorimit të forcës dhe përdorimit të armëve të luftës". Sipas autoriteteve organizata ka një potencial të madh ekonomik, ndërsa anëtarët e saj sigurohen masa të forta sigurie dhe vetëmbrojtje, përfshirë dhe infomacion të avancuar brenda institicooneve.

Autoritetet portogeze vlerësojnë se organizata është e lidhur me vrasjen e gazetarit holandez Peter R. de Vries, në korrik 2021, dhe kërcënimet me vdekje ndaj shtëpisë mbretërore holandeze.

Më tej e njëjta media shkruan se “Trafiku ndërkombëtar i kokainës ka si epiqendër portet e Roterdão dhe Antuérpia, në Belgjikë”.

Duke u ndalur tek emri I Kacorrit, thuhet se “emri i Arben Kaçorrit mbeti i panjohur – ndryshe nga ai i Ícaros, i ekspozuar në komunikimet sociale.

“I konsideruar “shumë rigoroz”, ai jetoi në kryeqytetin portugez, një jetë të matur dhe luksoze”, theksohet në artikull.

Sipas VISÃO ai është kunati Ervis Martinaj, një gangster i famshëm shqiptar, i zhdukur që nga gushti i vitit 2022. Kaçorri, 52 vjeç, i përket një linje të gjatë të lidhur me organizata kriminale.

Në maj të vitit 2009, ai u dënua në Itali me 21 vjet e tetë muaj burg, për vrasjen e cilësuar të bashkatdhetarit të tij Fatmir Kala, në Firence. Dënimi ishte i parevokueshëm në tetor 2010, pasi ankimi i tij (i fundit) u shty. Autoritetet italiane, megjithatë, nuk do të mund ta gjejnë më kurrë Kaçorrin në mënyrë që ai të vuajë dënimin.

Italia duhet të kërkojë së shpejti ekstradimin e të dënuarit në shtetin portugez. Pas këtij dënimi, dhjetorin e kaluar me vendim të një gjykate shqiptare u konfiskuan 15 prona të Kaçorrit. Trafikanti i drogës humbi ndërtesa tregtare, apartamente, toka dhe garazhe, të gjitha të vendosura në kryeqytetin e Tiranës dhe zonat përreth.

 

Lajmi i medias portugeze VISÃO.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme