Kronika 20 July 2024, 10:20 Nga VNA

Hidhet nga pallati një prej përfituesve nga skandali i mikrokredive

Ndaje në Whatsapp
Hidhet nga pallati një prej përfituesve nga skandali i mikrokredive

Vetëvritet Olsi Ibro, një prej të dyshuarve për skandalin e zhvatjes së mijëra qytetarëve shqiptarë përmes mikrokredive.

Burime nga policia thanë se Ibro është hedhur nga një pallat në ndërtim dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Dje prokuroria e Tiranës vendosi sekuestron mbi kompanitë Micro Credit Albania dhe Final.

Kujtojmë se gruaja e Olsi Ibros, Elsa Ibro është me masë sigurie "arrest në shtëpi" për skandalin e mikrokredive.

Më herët, Pal Trashaj, i cili kishte humbur gjithcka pasi ishte zhvatur nga institucionet e mikrokredive u vetëhelmua me fostoksinë para SPAK dhe humbi jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë: Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme