Politika 3 Tetor 2024, 10:52 Nga VNA

Gjithçka që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendi/ Nga përplasjet fizike te djegia e manekinëve. Seanca zgjati vetëm 30 minuta

Ndaje në Whatsapp
Gjithçka që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendi/ Nga

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë sot nisi me tensione të forta dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës socialiste. Kjo ndodhi pas përjashtimit të 24 deputetëve të opozitës nga Sekretariati i Etikës, vendim që shkaktoi tensione të reja në Kuvend.

Në një seancë plenare prej 27 minutash, ditën e sotme morën pjesë 71 deputetë, të cilët arritën të hynin në sallë, pavarësisht përpjekjeve deputetëve të opozitës për t’i penguar. Gjatë kësaj seance, u miratua një marrëveshje me Gjermaninë për përballimin e ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, zgjedhja e dy anëtarëve nga Shoqëria Civile për KLGJ dhe KLP nuk u realizua.

Opozita përballë gardës dhe socialistëve

Deputetët e opozitës, të përjashtuar nga seancat parlamentare për shkak të sjelljes së tyre gjatë një seance të mëparshme, tentuan të hyjnë sot në Kuvend, por u ndaluan nga Garda e Republikës. Kjo situatë shkaktoi një përplasje fizike para hyrjes së parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike  u përpoqën të thyenin barrierat e vendosura nga garda, ndërsa deputetët socialistë mbështetën vendimin për t’i mbajtur ata jashtë sallës plenare.

Mes deputetëve të opozitës dhe socialistëve pati konfrontime fizike, duke krijuar një atmosferë kaotike përpara Kuvendit. Përplasjet mes dy kampeve u përshkallëzuan në një nivel të lartë tensioni, ndërsa deputetët e PD-së kërkonin të rikthenin të drejtën për të marrë pjesë në diskutimet e Kuvendit.

Spiropali dënon veprimet, lavdëron gardën

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në një deklaratë të shkurtër për median, dënoi veprimet e deputetëve socialistë për të mos lejuar kolegët e opozitës të hyjnë brenda. Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për punën e vështirë të Gardës së Republikës në përballimin e situatës së tensionuar. Spiropali theksoi se, pavarësisht ndasive politike, deputetët janë baballarë dhe vëllezër dhe nuk meritojnë të trajtohen në këtë mënyrë.

Seanca plenare përfundon brenda 30 minutave

Në mes të kaosit jashtë Kuvendit, seanca plenare arriti të fillojë brenda sallës së parlamentit, megjithëse deputetët e opozitës ishin të përjashtuar. Seanca, e cila zgjati vetëm 30 minuta, u mbyll pasi socialistët miratuan projektligjet e rendit të ditës vetëm me votat e tyre. Deputetët dhe ministrat socialistë u larguan menjëherë pas votimit, duke lënë sallën plenare bosh.

Djegia e manekinëve me fotot e Ramës dhe Xhafajt para Kuvendit

Deputetët e PD-së organizuan një akt simbolik proteste. Deputeti Flamur Noka, i mbështetur nga kolegët e tij demokratë, solli para parlamentit manekinë të veshur si të burgosur, mbi të cilët ishin vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj, dhe vëllezërve të tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.

Noka, pas largimit të fjongos rozë të vendosur në hyrjen e Kuvendit, përdori benzinë për të vënë flakën manekinëve, një veprim që përshkallëzoi edhe më tej tensionet politike. Deputetët e tjerë të PD-së qëndruan në hyrje, duke kundërshtuar me forcë atë që ata e konsiderojnë një akt të padrejtë dhe autoritar nga mazhoranca socialiste.

Mungesa e dialogut dhe thellimi i krizës politike

Ngjarjet e sotme pasqyrojnë thellimin e krizës politike në Shqipëri, ku opozita vazhdimisht akuzon qeverinë për autoritarizëm dhe bllokim të proceseve demokratike. Përplasjet e sotme fizike dhe simbolika e fortë e djegies së manekinëve nënvizojnë distancën gjithnjë e më të madhe mes palëve politike, duke sjellë në vëmendje nevojën për një dialog të ri politik për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme