Sociale 1 July 2025, 07:49 Nga VNA

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

Ndaje në Whatsapp
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe

Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash nga zhvlerësimi i euros dhe rritjet e kostove në sektorin fason pritet që pas përfundimit të muajve të verës të nisë sërish mbyllja e fabrikave dhe shkurtimi i vendeve të punës.

Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.

“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor. Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri në fund të vitit”.

Shkaqet kryesore që po rëndojnë mbi performancën e sektorit sipas zoti Prençe vijojnë të jenë: Forcimi i vazhdueshëm i lekut, që ndikon negativisht në të ardhurat nga eksportet; Kosto në rritje të prodhimit, veçanërisht për fuqinë punëtore dhe energjinë; Mungesa e një kursi këmbimi industrial të mbrojtur, që do të siguronte një nivel stabiliteti për eksportuesit; Rënie e kërkesës nga partnerët europianë, e lidhur me pasiguri ekonomike dhe konkurrencë nga tregje me kosto më të ulët.

Për shkak të këtyre vështirësive prezente edhe në vitet e mëparshme brenda 1 viti, përkatësisht nga nëntor 2023 deri në nëntor 2024 sipas shoqatës ProEskport Albania në sektor u mbyllën 10 mijë vende pune nga mbyllja e fabrikave.

Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.

Për përmirësimin e situatës drejtuesi i shoqatës propozon diskutimin e disa pikave që duhet të zbatohen nga institucionet shtetërore si:

– Vendosjen e një kursi të mbrojtur industrial për transaksionet eksportuese;

– Paketa mbështetëse për uljen e barrës fiskale dhe sigurimeve për sektorin;

– Skema të dedikuara për kalimin nga modeli Fason në cikël të plotë me vlerë të shtuar;

– Promovim të eksporteve jashtë BE-së dhe diversifikim të partnerëve tregtarë.

“Në mungesë të këtyre masave, viti 2025 rrezikon të jetë ndër më sfiduesit për industrinë prodhuese në Shqipëri, me pasoja afatgjata për bilancin tregtar, zinxhirin e furnizimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, thekson Prençe.

Pavarësisht rritjes së lehtë në muajin maj të eksporteve për grupin e tekstileve dhe këpucëve, për 5-mujorin tendenca është negative.

Eksportet për grupin tekstile dhe artikuj tekstile për janar-maj 2025 sipas të dhënave të INSTAT arritën në vlerën e 25,7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, ekspertet ranë 2,5%.

Ndërsa eksportet e grupit veshjet e këmbëve për janar-maj 2025 arritën në vlerën e 19,6 miliardë lekëve. Krahasuar me janar-maj 2024 eksportet ranë rreth 0,5%./MONITOR

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme