Bota 14 March 2025, 23:35 Nga VNA

Europa përgatitet për luftë? Rekord porosish për armatim tek kompania “Rheinmetall”

Ndaje në Whatsapp
Europa përgatitet për luftë? Rekord porosish për armatim tek

Në Europë po fryn erë lufte dhe këtë e dëshmon edhe industria e armatimit.

Kompania gjermane e prodhimit të mjeteve të motorizuara ushtarake Rheinmetal, ndër më të mëdhatë në Europë ka patur rekorde njoftoi rekord kërkesash javët e fundit për blerje armatimesh nga vendet e Bashkimit Europian.

Mediat gjermane citojnë drejtorin ekzekutiv të kësaj firme Armin Paperger, i cili në prezantimin e rezultateve vjetore të Rheinmetal-it që e ka qendrën në Dyseldorf është shprehur se kërkesat dhe porositë për këtë vit kanë arritur në 55 miliardë euro, 17 miliardë më shumë se viti i kaluar.

“Jemi jashtëzakonisht mbrapa me punën”, tha Paperger për mediat gjermane, duke kërkuar shtim të kapaciteteve për të përballuar porositë, pasi edhe magazinat janë boshatisur vitet e fundit me armët që janë dërguar në Ukrainë.

Shefi i Rheinmetalit thotë se kurrë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare në këtë firmë nuk ka hasur në një kërkesë kaq të lartë dhe pret që porositë këtë vit të arrijnë deri në 400 miliardë Euro.

Rekordi i porosive për armatim bëri që këtë javë, vlera e aksioneve të Rheinmetalit në bursa të arrijë në 56.6 miliardë, duke kapërcyer për të parën herë edhe Volkswagenin që mban kurorën si firma më e madhe e prodhimit të automobilëve në kontinent.

Në kushtet kur Uashingtoni po tërhiqet si garant i sigurisë së Europës, vendet e Bashkimit Europian po planifikojnë shumëfishim të shpenzimeve ushtarake nga rreziku i kapërcimit përtej kufirit të Ukrainës të luftës ruse.

 

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme