Kronika 2026-09-15 08:41:00 Nga VNA

Sot Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Veliajt për masën e arrestit me burg

Ndaje në Whatsapp

Sot Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Veliajt për masën e

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së arrestit me burg. Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi nga Kolegji Penal, i përbërë nga Sandër Simoni, Genti Shala dhe Valbon Cekrezi.

Dosja u kthye nga Gjykata Kushtetuese, e cila i la detyrë Gjykatës së Lartë të arsyetojë se përse masa e arrestit me burg është e vetmja masë e përshtatshme për kryebashkiakun Veliaj.

Vëmendja sot do të jetë te Gjykata e Lartë, e cila pritet të vendosë për fatin e të zgjedhurit vendor, në një periudhë të tensionuar politikisht dhe mes përplasjeve të forta brenda Partisë Socialiste, por edhe mes qeverisë dhe gjyqësorit.

Veliaj po gjykohet në GJKKO për 13 akuza penale, mes të cilave korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Ai mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news