Kronika 2026-09-14 15:23:22 Nga VNA

Goditi me grusht protestuesin tek Rruga e Durrësit, pezullohet nga detyra efektivi i “Shqiponjave”

Ndaje në Whatsapp

Goditi me grusht protestuesin tek Rruga e Durrësit, pezullohet nga detyra

Pezullohet nga detyra punonjësi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore në Tiranë, i cili shfaqet në disa pamje duke goditur me grusht një protestues gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit.

Vendimi për pezullimin e inspektorit J. H. u mor nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqet punonjësi i Policisë duke kryer veprimin e rëndë.

Hita ka urdhëruar edhe nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news