Sociale 2026-03-06 07:39:09 Nga VNA

Shoqata e Bankave paralajmëron për rrezikun e telefonatave mashtruese nga interneti

Ndaje në Whatsapp
Shoqata e Bankave paralajmëron për rrezikun e telefonatave mashtruese

Shoqata Shqiptare e Bankave paralajmëroi sot klientët e sektorit, lidhur me disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara nëpërmjet teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit).

Sipas njoftimit të Shoqatës, në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, ndërkohë në fakt bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi.

Këto lloj telefonatash realizohen nëpërmjet internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes këtyre adresave (p.sh. @gmail, @instagram apo platforma të tjera).

Gjatë telefonatave, personat që telefonojnë mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale me pretendimin për ndalimin e disa veprime të dyshuara të kryera me kartën tuaj.

Shoqata Shqiptare e Bankave u kujton klientëve se bankat në Shqipëri nuk kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare, PIN-in, kodet e sigurisë apo informacione të tjera konfidenciale.

Klientët këshillohen që, nëse marrin një telefonatë të dyshimtë, të mos ndajnë asnjë informacion personal dhe të ndërpresin menjëherë telefonatën.

Çdo komunikim duhet të verifikohet duke kontaktuar bankën vetëm nëpërmjet numrave zyrtarë të publikuar prej saj.

Duke kërkuar raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshimtë pranë bankës përkatëse, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe bankat anëtare shprehen të përkushtuara për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e klientëve nga përpjekjet për mashtrim financiar./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news