Sociale 2026-03-03 18:40:00 Nga VNA

Nga Peqini në QSUT, çdo muaj/ Historia e 72-vjeçares që prej tetë vitesh lufton me leuceminë mes mungesës së barnave dhe pensionit 220 mijë lekë

Ndaje në Whatsapp
Nga Peqini në QSUT, çdo muaj/ Historia e 72-vjeçares që

Kjo është 72-vjeçarja që çdo muaj ngjitet në autobus nga Peqini drejt Tiranës, për të marrë trajtim në QSUT. Një udhëtim i gjatë, me orë të tëra, që për të është kthyer në rutinë prej tetë vitesh – që nga dita kur mori diagnozën e leucemisë, kancerit të gjakut.

Sëmundja nuk erdhi papritur. Fillimisht ishte këputja fizike, lodhja e pashpjegueshme, dobësimi që nuk largohej. Analizat në QSUT konfirmuan më të keqen. Aty nisi beteja e saj. Por mungesa e besimit tek trajtimi në spitalin publik e shtyu të kërkonte shpresë në një spital privat. Për dy vite me radhë ndoqi terapinë atje, duke paguar çdo seancë, çdo analizë, çdo ilaç.

Por shifrat u bënë më të rënda se sëmundja. Kostot e larta, të papërballueshme për një pensioniste, e detyruan të rikthehej sërish në sistemin publik – në të njëjtat korridore ku kishte nisur gjithçka.

Rrugëtimi i saj nuk ka qenë vetëm përballje me diagnozën. Ajo tregon se shpesh është ndeshur me mungesë medikamentesh, me barna që nuk sigurohen gjithmonë për shkak të çmimeve të larta. Megjithatë, pranon se vitet e fundit ka pasur njëfarë stabiliteti sa i takon barnave të rimbursueshme, edhe pse jo të gjitha i përfiton falas.

Ndërkohë, mosha nuk ka kursyer diagnoza të tjera. Problemet shëndetësore janë shtuar, duke e rënduar edhe më tej gjendjen ekonomike. Me një pension prej 220 mijë lekësh të vjetra në muaj, ajo përpiqet të bëjë llogaritë: rreth 50 mijë lekë shkojnë vetëm për ilaçe, pa përfshirë shpenzimet e transportit nga Peqini në Tiranë për konsultat e përmuajshme.

Çdo udhëtim është një përpjekje më vete. Çdo recetë, një llogari e re. Çdo analizë, një ankth i shtuar.

Historia e saj nuk është e vetme. Dhjetëra të moshuar nga rrethet e vendit përballen çdo ditë me të njëjtën rrugë të lodhshme mes spitaleve publike dhe pamundësive ekonomike. Për ta, beteja me sëmundjen shpesh shoqërohet me një betejë tjetër – atë për të siguruar trajtimin.

Dhe ndonjëherë, kjo e fundit rezulton më e rëndë se vetë diagnoza.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news