Sociale 2026-03-04 14:43:00 Nga VNA

Nisma qytetare në KQZ:

Ndaje në Whatsapp

Nisma qytetare në KQZ:

Një lëvizje e re qytetare ka nisur zyrtarisht rrugëtimin për të ndryshuar fatin e qindra fëmijëve shqiptarë që përballen me sëmundje të rënda. Një komitet nismëtar, i përbërë nga 15 qytetarë, i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë emergjente: mundësimin e mbledhjes së firmave për një projektligj që garanton financimin shtetëror të trajtimeve shëndetësore të specializuara.

Projektligji i propozuar parashikon që shteti të marrë përsipër financimin e plotë të trajtimeve për fëmijët, qoftë brenda apo jashtë vendit, në rastet kur këto shërbime nuk ofrohen nga spitalet publike.

Sipas dokumentacionit të dorëzuar më 4 mars 2026, nisma synon:

•             Garantimin e aksesit universal: Çdo i porsalindur dhe fëmijë me sëmundje të rëndë duhet të ketë akses të barabartë në kurim.

•             Mbulimin e kostove të specializuara: Financimi i trajtimeve që sistemi publik aktualisht nuk i mbulon dot.

•             Transparencë dhe llogaridhënie: Komiteti nismëtar angazhohet që i gjithë procesi të ndjekë parimet e transparencës ligjore.

Nisma ka marrë formë në qytetin e Korçës, ku 15 anëtarët e komitetit nismëtar kanë firmosur aktin e themelimit më 25 shkurt 2026. Tashmë, kërkesa është në tavolinën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nga i cili kërkohet pajisja me fletët tip zyrtare për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme nga zgjedhësit.

Deri më sot, shumë familje shqiptare janë detyruar t'u drejtohen thirrjeve publike për ndihmë apo rrjeteve sociale për të mbledhur shuma marramendëse për kurimin e fëmijëve të tyre jashtë vendit. Ky projektligj kërkon ta kthejë këtë nevojë nga një "lëmoshë" në një të drejtë të garantuar me ligj, megjithëkëtë, mbledhja e 20 mijë firmave të zgjedhësve nuk garanton miratimin e kësaj iniciative në Kuvend.

Qytetarët mund të propozojnë, por janë socialistët që votojnë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news