Sociale 2026-02-05 08:02:07 Nga VNA

Shëndetësia

Ndaje në Whatsapp
Shëndetësia

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.

Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.

Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.

Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.

Ajo që e bën situatën në Shqipëri unike në rajon është numri shumë i ulët i atyre që nuk paguajnë. Vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%. Ky është treguesi më i ulët në Ballkan (ku mesatarja rajonale është 13%), duke sugjeruar se mbulimi “falas” mbetet më shumë një premtim sesa një realitet i prekshëm për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.

Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin (kategoritë 1-10% dhe mbi 10% së bashku), e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël. Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news