Sociale 2026-01-23 18:31:00 Nga VNA

QSUT mbyll analizat pas datës 20: Shëndeti i pacientëve në dorë të koncesionit

Ndaje në Whatsapp
QSUT mbyll analizat pas datës 20: Shëndeti i pacientëve në

Në QSUT, analizat laboratorike nuk varen më nga nevoja mjekësore e pacientit, por nga tavani mujor i buxhetit të një kontrate koncesionare. Praktikisht, shëndeti është vendosur në kalendar financiar.

Shërbimi i analizave laboratorike në spitalin më të madh publik në vend ofrohet përmes një Partneriteti Publik-Privat (PPP), ku kontrata parashikon qartë se sapo të arrihet 100% e tavanit buxhetor mujor, koncesionari nuk ka më detyrim të kryejë analiza rutinë për pacientët.

Sipas burimeve brenda QSUT-së, ky tavan zakonisht arrihet rreth datës 20 të çdo muaji. Që nga ai moment, pacientët përballen me përgjigjen standarde: “nuk ka më analiza, ka mbaruar fondi.” Në praktikë, kjo do të thotë pritje deri në muajin pasardhës, shtyrje diagnozash, vonesa trajtimesh dhe shtim rreziku për shëndetin e pacientëve.

Kontrata e koncesionit parashikon që kompania private të njoftojë spitalin kur shpenzimet arrijnë 50%, 75% dhe 100% të tavanit buxhetor. Pasi ky tavan tejkalohet, lejohen vetëm analiza urgjente, dhe edhe këto nuk duhet të kalojnë 5% të volumit total mujor.

Por ajo që e bën situatën edhe më problematike është mënyra se si kjo skemë po kthehet në një instrument presioni mbi mjekët dhe shërbimet spitalore.

Sipas burimeve, në QSUT janë zhvilluar mbledhje ku thirren shefat e shërbimeve përballë analistëve të koncesionarit, për t’u kërkuar llogari pse janë bërë “shumë” analiza në një shërbim dhe “pak” në një tjetër. Në vend që spitali të mbrojë autonominë mjekësore dhe interesin e pacientit, duket se i jep koncesionarit autoritet de facto për të ndikuar se sa analiza duhet të kërkohen dhe sa jo.

Në këtë model, vendimmarrja mjekësore rrezikon të zëvendësohet nga logjika e bilancit financiar. QSUT, institucioni që duhet të garantojë shërbim publik shëndetësor, shfaqet më shumë si garant i disiplinës buxhetore të koncesionarit sesa si mbrojtës i të drejtës së pacientit për diagnostikim dhe trajtim në kohë.

Kjo histori nuk është episodike. Përsëritet çdo muaj. Fillon me analiza të disponueshme, vazhdon me paralajmërime për “tejkalim fondi” dhe përfundon me bllokim shërbimi për pacientët jo-urgjentë. Një cikël i parashikueshëm, i normalizuar dhe i pranuar institucionalisht.

Në thelb, kemi një sistem ku buxheti vendos për shëndetin, dhe jo e kundërta. Dhe ndërsa pacientët presin, kontrata ecën sipas planit.

Nëse ky model do të hetohet deri në fund, pyetja kryesore mbetet:
A është QSUT një spital publik në shërbim të pacientëve — apo një platformë për zbatimin rigoroz të kufijve financiarë të një koncesioni?

Video

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news