Sociale 2026-01-23 14:45:58 Nga VNA

Problemet teknike të e-Albania me sistemin po paralizojnë aktivitetin normal të bizneseve

Ndaje në Whatsapp
Problemet teknike të e-Albania me sistemin po paralizojnë aktivitetin

Problemet që bizneset po hasin prej disa ditësh me sistemet online të platformës së fiskalizimit, self care, që funksionojnë përmes E-Albania, që po kthehen në një pengesë të vërtetë për aktivtetin e tyre.

Siç ka raportuar Monitor disa herë përgjatë këtyre ditëve, bizneset nuk po arrijnë të bëjnë shumë procese, që po u kushton jo vetëm kohë të humbur, por edhe para, pasi platforma e fiskalizimit nuk punon.

yeah“Kjo ka qenë një nga javët më të ngarkuara, ku literalisht jam bërë si call center e agjent, me calls dhe takime sesa në punë produktive, sepse, ka ditë që fiskalizimi nuk po funksionon”, thotë Julian Saraçi, ekspert fiskal. “Problemet teknike të sistemit, përtej çdo retorike, duhen marrë seriozisht, sepse po paralizojnë aktivitetin normal të bizneseve dhe punën e profesionistëve”, thotë ai.

“Në praktikë, kjo do të thotë fatura që nuk lëshohen, rakordime që nuk bëhen, procedura që bllokohen dhe afate që rrezikohen. Një klient më pyeste e kam gati shoferin, por nuk lëshoj dot faturën për ta nisur, një tjetër kishte përgatitjen e pasqyrave financiare për tender dhe nuk po i përfundonte dot se nuk shkarkonte disa fatura, një tjetër nuk fiskalizonte dot doganën dhe ishte në limite të afatit. Nga ana tjetër, mediat duke verifikuar dhe kuptuar që të raportonin sa më saktë. Shoqëritë e fiskalizimit dolën me njoftime që nuk janë funksionalë. Profesionistët janë bukosur, e unë vetë kam 2 fatura që duhet të lëshoj për janarin dhe e kam të pamundur. Një tjetër sapo më tha që nuk futet dot të bëj pagesën për certifikatën e fiskalizimit”, thotë ai.

Çuditërisht Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon sistemin e e-Albania nuk ka pranuar zyrtarisht që sistemi nuk funksion dhe nuk ka bërë asnjë njoftim që të sqarojë bizneset.

“Kjo nuk është normale dhe duhet ta pranojmë si pikënisje. Është e nevojshme që institucionet, bizneset dhe profesionistët të ulen bashkë dhe të diskutojnë një zgjidhje të strukturuar me tre nivele; afatshkurtër për emergjencën aktuale, afatmesëm si fazë tranzitore dhe afatgjatë për një sistem të qëndrueshëm dhe funksional.  Ligjërisht përgjegjësia bie mbi tatimpaguesin, por përgjegjësia duhet të shkojë paralel me mundësinë reale për të vepruar. Për veprime ose mosveprime që nuk varen prej tij, nuk mund të ketë përgjegjësi të njëanshme. Personalisht, ashtu si shumë kolegë profesionistë, jam plotësisht i gatshëm të kontribuoj në mbështetje të këtij procesi. Situata kërkon dialog, bashkëpunim dhe zgjidhje praktike, në interes të funksionimit normal të ekonomisë dhe respektimit korrekt të detyrimeve ligjore për bizneset”, thotë Julian Saraçi.

Kjo situatë po ndodh pavarësisht se qeveria ka rritur ndjeshëm investimet për e-qeverisjen. Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro. Po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre!/ Monitor

Video

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Ivanka Trump, ka postuar në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës. Në fotot dhe videot shfaq peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news