Sociale 2026-02-18 12:38:00 Nga VNA

Punuan më shumë por fituan më pak, zhvlerësimi i euros dhe dollarit “gropos” eksportuesit e bimëve mjekësore

Ndaje në Whatsapp
Punuan më shumë por fituan më pak, zhvlerësimi i euros dhe

Nga sherebela, trumza, dëllinja, çaji, rigoni e deri tek boronica e trëndafili i egër. Eksportet e bimëve mjekësore dhe aromatike gjatë vitit 2025 u rritën në raport me vitin paraardhës.

Shifrat e siguruara pranë Institutit të Statistikave tregojnë se përgjatë vitit që lamë pas janë eksportuar drejt tregjeve globale më shumë se 12 mijë tonë bimë medicinale dhe aromatike. Një rritje me 322 tonë krahasuar me vitin 2024.

Por për shkak të zhvlerësimit të valutave, eksportuesit e këtyre produkteve kanë fituar më pak para. Me 600 mijë euro është ulur vlera e eksporteve të bimëve mjekësore, në vitin 2025 në raport me 2024.

Konkretisht eksportet e bimëve, pjesëve të tyre apo farave të përdorura kryesisht për farmaceutikë, parfumeri dhe qëllime të tjera të ngjashme zbritën në 49.5 milionë euro, nga 50.1 milionë euro që ishin në vitin 2024.

Harta gjeografike se ku janë tregtuar këto produkte është e gjerë, por kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 3800 tonë të eksportuara atje, dhe më pas vjen Gjermania me 2600 dhe Turqia me 1500 tonë. Ndërsa sasia tjetër është e shpërndarë në shtete të ndryshme të Evropës si Spanjë, Poloni apo Francë por edhe në vendet e rajonit.

Përveç kursit të këmbimit, ky sektor u trazua edhe në pranverën e 2025-ës, për shkak të tarifave të SHBA-së, të cilat më pas u pezulluan. Ndërkohë sektori vuan edhe mungesën e financimit si dhe të fuqisë punëtore për shkak të largimit të banorëve nga zonat ku kultivohen këto bimë. Sot nga buxheti i shtetit jepet si subvencion 30 mijë lekë për hektar për fermerët që merren me bimët medicinale./Report TV 

EKSPORTI I BIMËVE MJEKËSORE (SASI)

Viti 2024 12.419 tonë

Viti 2025 12.741 tonë

Diferenca +322 tonë

EKSPORTI I BIMËVE MJEKËSORE (VLERË)

Viti 2024 50.1 mln euro

Viti 2025 49.5 mln euro

Diferenca -0.6 mln euro

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news